Berlin, 31 Janar 2025 – Bundestagu gjerman ka rrëzuar propozimin e ligjit për ashpërsimin e politikës së emigracionit, të iniciuar nga CDU dhe mbështetur nga partia e ekstremit të djathtë AfD.
Propozimi u votua nga 338 deputetë, por u kundërshtua nga 350, ndërsa pesë deputetë abstenuan.
Projektligji synonte të kufizonte të drejtat për ribashkim familjar dhe të lehtësonte ndalimin e shtetasve të huaj që mbërrijnë në kufijtë gjermanë pa dokumente.
Dy ditë më parë, një mocion i konservatorëve të Friedrich Merz për të forcuar rregullat mbi dëbimet u mbështet nga AfD, duke shkaktuar një tërmet politik në Gjermani.
“Na vjen keq që propozimi ynë nuk u miratua, por falënderoj grupin parlamentar që ndoqi rrugën për të cilën kishim rënë dakord. Janë 12 deputetë të CDU/CSU që nuk votuan pro dhe e respektoj këtë,” tha lideri i CDU-CSU, Friedrich Merz, pas votimit.
Nga ana tjetër, kryetarja e AfD, Alice Weidel, e cilësoi rezultatin si një “humbje të hidhur” për Merz dhe tha se votimi tregoi se “një kthesë e vërtetë mbi emigracionin është e mundur vetëm me AfD”. Sipas saj, partia konservatore CDU është në një “gjendje kaosi”.
Pavarësisht refuzimit të ligjit në parlament, mobilizimi kundër çdo forme bashkëpunimi me AfD-në po rritet në të gjithë vendin. Për fundjavën janë planifikuar protesta në disa qytete gjermane. Demonstratat do të mbahen nesër në Lajpcig, Këln, Shtutgart dhe Manheim, ndërsa të dielën protestat do të shtrihen në Berlin, Nuremberg, Kassel dhe Ulm.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Mars, 00:12
A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?
-
Po
68.7%
-
Jo
28.5%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 11235
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani/ Atentati për hakmarrje ndaj familjarëve të vrasësit kurd para gjykatës, dorëzohet vëllai i boksierit Besar Nimani (EMRI)
28 Shkurt, 11:37
-
Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës
27 Shkurt, 19:51
-
Gjermani/ Atentati para Gjykatës së Bielfield, të plagosur babai dhe vëllai i vrasësit të boksierit shqiptar Besar Nimani! Kapet një nga autorët (VIDEO)
27 Shkurt, 08:28
-
Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani: Evropa duhet të mbrohet vetë
26 Shkurt, 17:18
-
Gjyqi për vrasjen e boksierit Besar Nimani, tre të plagosur me armë zjarri jashtë gjykatës në Gjermani! Njëri rëndë, kapet një nga autorët
26 Shkurt, 15:27
-
Ylli Pata: Armiku i Berishës, ministri i ardhshëm i Gjermanisë?
24 Shkurt, 20:47
-
Kurti uron Merzin: Kosova mezi pret thellimin e bashkëpunimit me Gjermaninë
24 Shkurt, 20:38
-
Zgjedhjet në Gjermani/ Gazetari në 'Studio Live': Musk lëvdoi AfD-në, nuk tha asnjë urim për fituesin CDU! Alice Weidel lidere e zgjuar që manipulon me populizmin
24 Shkurt, 19:42
-
Zgjedhjet në Gjermani/ Merz: Brenda 8 javësh duhet të formojmë qeverinë e re! Vendi duhet të dalë nga ky ngërç
24 Shkurt, 11:54
-
Profil/ Kush është Friedrich Merz, europianisti i zemëruar që do pavarësi nga Amerika
24 Shkurt, 07:58
-
Zgjedhjet në Gjermani/ Reuters: Merz përballet me negociata të vështira për koalicionin e ri
24 Shkurt, 07:35
-
Zgjedhjet në Gjermani/ Geron Kamberi: CDU nuk do bëjë aleancë me AfD! Kancelari i ri Merz nuk është për ndërprerjen e ndihmës ndaj Ukrainës
23 Shkurt, 19:48