Bundestagu mbështet Maqedoninë e Veriut

Bundestagu mbështet Maqedoninë e Veriut

Grupet parlamentare të koalicionit të qendrës së majtë

Në prag të ndryshimit të kushtetutës ne Maqedoninë e Veriut, Parlamenti Gjerman miratoi një rezolutë të posaçme për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut në BE.

Situata në vendet  e Ballkanit Perëndimorishte në qendër të një debati të Bundestagut të enjten, më 15 qershor 2023. Grupet parlamentare të koalicionit të qendrës së majtë, SPD, Aleanca 90/Të Gjelbrit dhe FDP, dorëzuan një mocion të titulluar "Mbështesim në mënyrë aktive Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimin Evropian, i cili u votua me votat e shumicës pas një debati gjysmë ore.

Ministrja e shtetit për Evropën, Anna Lührmann, në hyrje të fjalës së saj, theksoi rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, dhe me një thirrje ndaj palëve të përfshira në Kosovë dhe Serbi: „Stabiliteti në rajon mbetet i brishtë. Kjo është reflektuar aktualisht në situatën shqetësuese në veri të Kosovës. I bëj thirrje aktorëve të përfshirë. Ndaloni spiralen e përshkallëzimit!"

Ministrja e shtetit për Evropën, Anna Lührmann

Lührmann: Amendamenti thekson karakterin shumetnik të Maqedonisë së Veriut

"Amendamenti kushtetues aktual në Maqedoninë e Veriut, ku përfshihen pakicat e reja, është i rëndësishëm dhe ka nevojë për mbështetje, por ai nuk është pa polemika", tha ajo.

Kjo edhe për faktin se popullsia atje ngadalë po humbet besimin në perspektivën e BE-së. Ne duhet të punojmë së bashku për të rivendosur besueshmërinë e BE-së. Ne duhet t'i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tona për t'i inkurajuar partnerët tanë në Maqedoninë e Veriut që të ndërmarrin këtë hap të rëndësishëm", tha ministrja gjermane, e cila ndodhet para një udhëtimi në Shkup së bashku me homologët e saj nga Franca dhe Polonia.

Sipas një kompromisi të arritur nga Këshilli me Maqedoninë e Veriut në verën e vitit 2022, një parakusht për fillimin e grupit të parë të negociatave të integrimit është një amendament kushtetues që parashikon përfshirjen e grupit të popullsisë bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut krahas grupeve të tjera të përmendura tashmë. Amendamenti kërkon një shumicë prej dy të tretash në parlamentin e Maqedonisë së Veriut. „Emërtimi i pakicave të ndryshme në kushtetutë jo vetëm që forcon mbrojtjen e pakicave, por edhe karakterin shumetnik të Maqedonisë së Veriut, çka është model për të gjithë rajonin", tha ministrja e shtetit.

Mijatoviç per DW: Maqedonia e Veriut shembull ne rajon

Më parë, edhe Boris Mijatoviç kishte thënë në një intervistë për  DW se përse Maqedonia e Veriut shërben  si shembull për Ballkanin Perëndimor:

Ne kemi argumente shumë të mira pse duam dhe duhet të përfshijmë Maqedoninë e Veriut në BE. Këto argumente përmenden edhe në rezolutën tonë: Vendi po bën punë shembullore në balancimin e interesave të ndryshme që jetojnë në vend. Ai përfshin pakicat në Kushtetutë. Tani po përfshin edhe një pakicë tjetër. Maqedonia e Veriut është një vend shumë interesant në Ballkan për momentin dhe është një detyrë model për ne që ta integrojmë atë në BE."

Boris Mijatovic, deputet i të Gjelbërve në Bundestag: Maqedonia e Veriut është shembull në rajon
CDU/CSU kërkon përfshirje te gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor

Në votë u hodh edhe mocioni i grupit parlamentar më të madh opozitar të qendrës së djathtë CDU/CSU për "Ripërtëritjen e perspektivës së BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor me politikë të përkushtuar” (20/2339), por ai u refuzua me propozim të Komisionit të Punëve të Jashtme. Ne mocionin e CDU/CSU kërkohej një angazhim për integrim në BE, por edhe në NATO të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe ndër të tjera edhe që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos ndaheshin nga njëra-tjetra. Ndër të tjera aty kërkohej edhe që të punohej në kuadër të grupit të shteteve anëtare të BE-së për zbatimin e menjëhershëm të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur.

Veç kësaj në seancë u hodh në votë edhe një amendament i grupi parlamentar të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, AfD, ku kërkohej që të hiqej dorë nga anëtarësimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe t'u ofrohej atyre një partneritet strategjik. Ky amendament iu kalua për shqyrtim  komisioneve këshillimore, kryesuar nga Komisioni i Punëve të Jashtme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat