Parlamenti gjerman i ka hapur dritën jeshile paketës së tretë të ndihmës për Greqinë. Plani grek mori miratimin e Bundestagut me 454vota pro, 113 kundër dhe 18 abstenim. Merkel u përball me një rebelim brenda partisë së saj ku jo pak deputetë votuan kundër. Masat shtrënguese të ndërmara nga Greqia duket se binden qeveritarët gjermanë t’i hapin rrugën fondit prej 86 miliarde eurosh me një afat 3 vjeçar. Ministri financave Volfang Shauble u shpreh përpara bundestagut se votimi kunder i kesaj pakete do te ishte papergjegjshmeri e madhe.
Ai shtoi më tej se Greqisë nuk mund ti mohohet mundësia për një fillim të ri pasi ndryshimet në shtetin grek pas masave shtrënguese të miratuara nga parlamenti, janë të dukshme.Schauble deklaroi më tej se pavarësisht avantazheve dhe disavantazheve, Greqisë nuk mund ti mohohej një shans i dytë. Ai i bëri gjithashtu apel FMN-se që të merte pjesë në planin e tretë për shpëtimin e Greqisë.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)