Delegacioni gjerman në Shqipëri: Vendimi për negociatat në vjeshtë, shqetësim për ndikimin rus tek opozita

Delegacioni gjerman në Shqipëri: Vendimi për negociatat në vjeshtë, shqetësim për ndikimin rus tek opozita

Anëtari i Bundestag-ut dhe Kryetar i Grupit Parlamentar (SPD), Josip Juratovic në një takim të zhvilluar me Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit është shprehur se është detyrë për të mbështetur përmirësimin e imazhit të Shqipërisë por për shkak  të punimeve në Parlament është e pamundur që të merret një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ai më pas ka thënë se vendimarrja me shumë mundësi do të shtyhet për në vjeshtë.

Juratovic duke shprehu edhe shqetësimin mbi situatën e krijuar në vend është shprehur: Detyrë mbetet përmirësimi i imazhit të Shqipërisë që do të jetë në funksion të bindjes së vendeve skeptike si Franca, Hollanda apo Danimarka. E theksova edhe pak më parë me Kryetarin e Parlamentit, fakti që na ka mbetur vetëm një javë punime në Parlament dhe e kemi të pamundur të marrim një vendim prandaj vendimarrja do të shtyhet për në vjeshtë”.

Delegacioni i deputetëve të Bundestagut përbëhej nga z. Josip Juratovic, Anëtar i Bundestag-ut dhe Kryetar i Grupit Parlamentar (SPD), znj. Renata Alt, Anëtare e Bundestag-ut dhe Zv/kryetare e Grupit Parlamentar (FDP), z. Hansjörg Müller, Anëtar i Bundestag-ut dhe Anëtar i Grupit Parlamentar (AfD) dhe ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz.

Ndërsa nga ana e tij, Taulant Balla ka shprehur mirënjohje për delegacionin e Bundestagut ndërsa për situatën politike Balla tha se pasqyra më realiste e zhvillimeve në vend dhe ecurisë në kriteret kyçe të BE-së është raporti i Komisionit Europian, i cili bazohet në një metodologji të qartë vlerësimi.

Këtë e them edhe për shkak se sapo jam kthyer nga një takim në Bundestagun gjerman, ku u diskutua me kolegët gjermanë mbi zhvillimet në Shqipëri dhe aspiratën tonë për çeljen e negociatave. Shpreh besimin për mbështetjen e Bunstagut dhe Gjermanisë në këtë proces historik që ndodhet Shqipëria atë të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian" deklaroi Balla.

Duke folur për një nga kërkesat kryesore të BE-së që ishte Reforma në Drejtësi, Balla theksoi se kjo reformë nuk do të kishte avancuar në këto nivele pa mbështetjen e SHBA-së dhe Gjermanisë.

Ndërsa duke folur për zhvillimet më të fundit politike në vend, Balla i inforoi deputetët e Bundestagut gjerman lidhur me tentativën e Presidentit për të penguar zgjedhjet.

“Vendimi i Presidentit Ilir Meta është një akt politik pa asnjë rëndësi juridike. Nga debatet me të gjitha Grupet Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë është rënë dakort që ky vendim i Presidentit nuk pengon zgjedhjet”, shtoi Balla.

Ndërsa  Renata Alt, anëtare e Bundestag-ut dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar (FDP) shprehu shqetësimin në lidhje me ndikimin Rus në partinë opozitare.

Lidhur me këtë Balla u shpreh se për ndikimin rus ka një hetim në SHBA dhe në Shqipëri lidhur  me ndihmën prej 1 milion dollarë nga një kompani ofshore me pronarë dy oligarkë Rusë.

Ndërsa z. Hansjörg Müller, anëtar i Bundestag-ut dhe anëtar i Grupit Parlamentar (AfD) në fjalën e tij gjatë takimit ritheksoi mbështetjen kompakte të Bundestagut gjerman në tërësi për aspiratën europiane të Shqipërisë dhe u shpreh se do të raportojë në grupin e punës që trajton integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor për mbështetjen dhe përshtypjet e tij.

Interesimit të z. Müller që pse Shqiptarët janë në shumicë 94% proeuropianë, Balla i’u përgjigj duke theksuar se “BE mbi të gjitha synon uniformitet në Politikën e Jashtme dhe aktualisht politika e Jashtme e Shqipërisë është 100% në përputhje me Politikën e Jashtme të BE-së dhe Gjermanisë”, tha Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant usa: 12/06/2019 15:26

    PA KUPTIM NDIKIMI RUS??? APO NDIKIMI NGA PARATE E PISTA DROGA TAHIRI BALLA GJIKNURI DAKO OSE RILINDJA DISINFORMIM I POPULLIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë