TIRANË - Një nga dhomat që ka ngjallur më shumë kureshtjen e vizitorëve në bunkerin anti-bërthamor ose objektin 0774 është Dhoma e Ushtrisë.
E ndërtuar në krah të dhomës së diktatorit Enver Hoxha, kjo hapësirë nuk i ka shpëtuar kureshtjes së vizitorëve të shumtë shqiptarë dhe të huaj.
Në Dhomën e Ushtrisë publiku mund të shohë nga afër dhe pajisje të ndryshme që tregojnë mënyrën e funksionimit të ushtrisë shqiptare në atë kohë.
Disa maska kundra gaz, një model avioni ushtarak, regjistra e dokumente të ndryshme, janë disa nga objektet që të bien në sy, sapo futesh brenda në dhomë.
Mbi një tavolinë katërkëndëshe prej hekuri apo edhe në mur, shohim dosjen 57, të vitit 1976 e cila përmban metodikën për zhvillimin e stërvitjes së shtabit në rast të ndonjë operacioni për asgjësimin e desantit ajror të armikut.
Një nga karakteristikat kryesore të kësaj dhome është edhe objekti më i veçantë, “Harta e Bunkerëve”.
Kjo hartë deri dje e klasifikuar si sekret shtetëror dhe ushtarak u deklasifikua si i tillë me çeljen ekspozitës së Bunk’Art.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO