"Bunk'Art" i prezanton botës
historinë e komunizmit shqiptar 

historinë e komunizmit shqiptar ">
Ballafaqimi me të shkuarën e vendit dhe lejimi i qytetarëve për të njohur krimet e komunizmit nëpërmjet Bunk’Art, ka marrë jehonë përtej kufijve.

Star Tribune në një reportazh të gjatë për vendin tonë, ka pasqyruar qëllimin dhe funsionin e ‘Bunk’Art’.

Në shkrimin e plotë të titulluar “Shqipëria, ish vendi komunist, i lirë dhe me një nur të çuditshëm” përcjell gjithë emocionet e përballjes së realiteteve. Shkrimi ka për autor David Farley.
 
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Nuk e kisha menduar se do të mund të ulesha përpara kolltukut të diktatorit. Por copa kadife dhe shenja “Mos e prek” mbi tavolinën e periudhës 1970 duket si një sugjerim i zakonshëm në këtë bunkerin bosh.

Dhe kështu, unë e lshova veten mbi pluhurin në kolltukun e dalë boje ty, me një fytyrë të vrenjtur si një burrë i fortë me një pamje të hekurt. I kërkova mikeshës simë Carlotë të shkrepte një foto.

Mirë se vini në Shqipëri, në vendin më të çuditshëm, jetëgjatë dhe të mbikqyrur në Europë. Është i fortë. Është fantastik. Ka një aromë si mish i pjekur.

Në fund të shekullit të 20, ky vend i Europës Jugperëndimore është krahasuar me Korenë e Veriut, si një nga kombet më të izoluar në planet.

Që nga rënia e komunizmit në vitin 1991, ngjarjet nuk qenë mirë për Shqipërinë.

Në filmin e vitit 1997 “Lidhni qenin”, Shqipëria ishte zgjedhur si tabelë për zhvillimin e një lufte të rreme të zhvilluar nga qeveria e Sheteve të Bashkuara (për të mbuluar një skandal seksual të presidentit) thjesht sepse shumë pak amerikanë kishin apo e dinin se ku ndodhej.

Në po të njëjtin vit, dëgjuam lajmet rreth ekonomisë shqiptare që ra në kolaps kur pothuajse çdo banor i vendit investoi kursimet e veta në skemën e frimave piramidale.

Rikuperimi i saj ishte i çalë, Shqipëria vazhdon të shohë vëllezërit e Ballkanit si Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, dhe Rumania se si janë bashkuar me Bashkimin Europian.
 
Skemat e dyshimta financiare janë larguar dhe shumica e amerikanëve sërish nuk mund ta gjejnë Shqipërinë në hartë, edhe pse janë disa arsye shumë të mira pse udhëtarët duhet ta eksplorojnë këtë vend.

Për fillestarët, Shqipëria është një nga vendet më tërheqëse dhe më miqësore në Europë. Atje ka plazhe të paprekura nga dora e njeriut, kodra të mahnitshme përrreth qyetetit, dhe të gjitha këto do t’i shijoni të gjitha për vete në rreze të vogël, madje edhe duke qenë në qendër të qytetit.

Pavarësisht se janë keqpërdorur nga amerikanët e filmit “Wag the Dog”, ata kanë një dashuri të thellë për amerikanët.

Në Shqipëri gjen statujat e të dyve, Xhorxh Washington dhe Hillary Clinton.

Kur isha për herë të fundit në kryeqytet, në Tiranë, mësova se ky vend është nën prag të ballafaqimit me të shkuarën e tyre të ashpër.

Diktatori, në kolltukun e të cilit u ula dhe ja zura në mënyrë të paligjshme, ishte Enver Hoxha. Dhe për të kuptuar diçka rreth Shqipërisë bahkëkohore, ju duhet të ballafaqoheni me njeriun që vendosi në atë kohë socializmin në vend nga viti 1945 deri në vdekjen e tij në vitin 1985.

Ashtu si udhërrëfyesi i tij, Josef Stalin, Hoxha e kishte zak të vriste shokët që e kishin ndihmuar atë ose që shikoheshin si rrezik për sa i përket lirisë së tregut.

Ndërkohë ai nxorri me ritme të shpejta nga niveli i analfabetizmit si dhe industrializoi vendin shumë shpejt, thuhet se është përgjegjës për vrasjen dhe burgosjen e më shumë se 100 mijë shqiptarëve.

Frika nga sulmet e fuqive të huaja, sidomos atyre nga fqinjët jugorë, Greqia, ai në menyrë demonstrative ndërtoi 750 mijë bunkere në formë kubash, më së shumti në kodrat përgjatë kufirit.

Ai gjithashtu ndërtoi na mënyrë masive në bunkere sekrete në periferi të Tiranës, e cila është pikërisht aty ku unë jam ulur vjedhurazi në kolltukun e tij. 

‘’Bunk’Art’’ e cila u hap për publikun në në prill të vitit 2016, lejon të ftuarit të ecin nëpër korridoret e gjata të bunkerit të nëndheshëm ku Hoxha dhe miqtë dhe bashkëpunëtorët planifikonin të ruanin veten në rast të ndonjë lufte nukleare. Dyzet nga njëqind dhomat janë të dekoruara fotografi nga mbretërimi i Hoxhës ose me instalacione nga historia e vendit.

‘’Bunk’Arti’’ është shumë domethënës, sepse për herë të parë ka një përpjekje serioze për të ngushëlluar histroinë e  shekullit të 20 të shqiptarëve.

“Për të treguar historinë dhe rregullat e Hoxhës” tha Eva Haxhi, menaxhere e Bunk’Art, “ ne po bëjmë specifikisht atë që dikur kanë qenë të ndaluara”. Prandaj kemi hapur këtë ekspozitë.  Ata së fundmi organizuan edhe një festival 3 ditor jazzi brenda në bunker- po jazzi ka qenë i ndaluar.

Janë gjithashtu disa ekspozita të përkohëshme që tregojnë për artin e ndaluar në atë kohë.

Origjinalisht, bunkeri ishte i hapur për 2 muaj në vitin 2015, që të vizitohej nga banorët. “Në këto 60 ditë,” tha Haxhi, “ kanë ardhur 65 mijë njerëz. Shumica e tyre ishin shqiptarë”. Ajo shtoi se deri tani nuk ka pasur shumë dialog për periudhën e komunizmit. “Është si një plagë e hapur” tha ajo. “Por qeveria aktuale mendon se tani është koha”

Qeveria drejtohet nga artist i kthyer në politikan Edi Rama, kryeminsitri që është bërë i famshëm jashtë Shqipërisë për shkak të aksioneve të tij si kryetar i bashkisë së Tiranës. Ai rizhvilloi qendrën, sheshin Skënderbej, duke e bërë më të gjelbër dhe më të aksesueshëm.

(Rama një herë e një kohë e ka quajtur “zemra e ftohtë e Tiranës”. Dhe më e dukshmja ai mbuloi pallatet e vjetra me ngjyrë gri me ngjyra më të freskëta, duke i lyer ato. Gjatë 10 viteve si kryetar i bashkisë, godinat u ngjyrosën me portokalli, blu, lejla madje edhe me ngjyrat e ylberit, këto i shtuan me shumë dritë ambientit të zymtë urban.
“Kurrë nuk kisha parë diçka të tillë” është shprehur Erben Theodhosi” kur u takova me të në një kafene në qendër të Tiranës. “Kam shpenzuar kohë në qytete të ndryshme nëpër botë dhe nuk gjen askund kështu”.

Theodhosi është rritur në zonën e ish-Bllokut. Një zonë atraktive e Tiranës e cila ishte e ndalaur të vizitohej nga fqinjët dhe njerëzit e thjeshte, por e lejuar vetëm për përfaqësuesit e lartë të qeverisë. Babai i Theodhosit ka ushtruar funksione të ndryshme në qeveri, përfshirë edhe si zëvendëskryeministër, por që ra viktime e paranojës së Hoxhës dhe u ekzekutua në vitin 1975.

Pas kësaj Theodhosi dhe mamaja e tij ishin detyruar të punonin në minierat e veriut të Shqipërisë, derisa komunizmi u rrëzua ne vitin 1991...

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ciceron/'Unë mund të fle kudo' ekspozitë në Tiranë! 'Menaxheria e Qelqtë' shfaqet në Gjirokastër! Diskutim për librin 'Vegjetariania' në Shkodër

Ciceron/'Unë mund të fle kudo' ekspozitë në Tiranë! 'Menaxheria e Qelqtë' shfaqet në Gjirokastër! Diskutim për librin 'Vegjetariania' në Shkodër