Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai së bashku me negociatorët e Ukrainës zhvilluan një bisedë telefonike “të gjatë dhe substanciale” me të dërguarin special të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner.
Telefonata e cila zgjati gati dy-orë u përqendrua në territoret dhe garancitë e sigurisë. Sipas burimeve cituar nga Axios diskutimi mbi territoret ishte i vështirë.
Ndërkohë gjatë orëve të natës së 6 dhjetorit Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë me raketa hipersonike Kinzhal dhe dronë në qytetet ukrainase duke goditur përsëri infrastrukturën energjetike, nënstacionet dhe duke shkëputur një nga linjat e energjisë që furnizon termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias.
Zelensky njoftoi se forcat ruse kishin lëshuar 650 dronë dhe 51 raketa. Sulmet dëmtuan objektet e prodhimit, shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë elektrike në rajonet Kiev, Chernihiv, Lviv, Odesa, Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk, Mykolaiv dhe Kharkiv. Sipas Zelenskyt, disa persona mbetën të plagosur në rajone të ndryshme, duke mos dhënë një numër specifik.
Një dron goditi stacionin hekurudhor Fastiv në Kiev, ndërsa objektet industriale dhe ndërtesat banesore u goditën gjithashtu në pjesë të tjera të rajonit të kryeqytetit. Centrali bërthamor i Zaporizhzhisë humbi të gjithë energjinë elektrike për gjysmë ore, hera e 11-të gjatë pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.
Steve Witkoff, Jared Kushner dhe delegacioni ukrainas diskutuan gjithashtu rezultatet e takimit të fundit mes SHBA-së dhe Rusisë dhe masat që mund të çojnë drejt përfundimit të luftës të premten në Miami të Floridas. Këtë e bëri të ditur administrata amerikane në një njoftim.
Të dyja palët ranë dakord se çdo përparim real drejt një marrëveshjeje varet nga gatishmëria e Rusisë për të treguar një angazhim serioz për paqe afatgjatë, duke përfshirë hapat drejt çtensionimit dhe armëpushimit duke ndaluar vrasjet. SHBA dhe Ukraina kanë rënë gjithashtu dakord mbi kornizën e marrëveshjeve të sigurisë dhe kanë diskutuar kapacitetet e nevojshme të pengimit për të mbështetur një paqe të qëndrueshme, thuhej në njoftim.
Administrata amerikane konfirmoi gjithashtu se bisedimet mes delegacioneve amerikane dhe ukrainase do të vijojnë këtë të shtunë sërish në Miami, për të tretën ditë radhazi.

Foto: Volodymyr Zelensky
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai së bashku me negociatorët e Ukrainës zhvilluan një bisedë telefonike “të gjatë dhe substanciale” me të dërguarin special të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner.
Telefonata dy-orëshe midis tyre u përqendrua në territoret dhe garancitë e sigurisë, raporton Axios, duke theksuar se diskutimi mbi territoret ishte i vështirë. Rusia vazhdon të kërkojë që Ukraina të tërhiqet nga zonat e Donbasit që kontrollon, por Shtetet e Bashkuara po ndjekin ide të reja për të gjetur një zgjidhje.
“Ukraina është e vendosur të vazhdojë të punojë me mirëbesim me palën amerikane për të arritur vërtet paqen. Ne ramë dakord për hapat dhe formatet e ardhshme për bisedime me Shtetet e Bashkuara”, shkroi Zelensky në Telegram.
Ai shtoi se ata “u përqendruan në shumë aspekte dhe diskutuan shpejt çështjet kryesore që mund të garantojnë fundin e gjakderdhjes dhe të largojnë kërcënimin e një pushtimi të tretë rus, si dhe kërcënimin e Rusisë që nuk i mban premtimet e saj, siç ka bërë shumë herë në të kaluarën”.

“Ka shumë kritika, por besoj se disa prej tyre janë të vërteta: nëse shikon Evropën, vëren se ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e vet ndaj Rusisë”. Kështu u shpreh Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, duke komentuar strategjinë e re të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, gjatë një fjalimi në Forumin e Dohas.
“Duhet të kemi më shumë besim te vetja”, tha ajo, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara mbeten aleati ynë më i madh”.
“Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për disa çështje, por besoj se parimi i përgjithshëm mbetet i vlefshëm. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar”, shtoi Kallas.
Deklaratën, Kallas e dha nga Doha ku mori pjesë në një forum, teksa në panel u pyet në lidhje me 'Strategjinë Kombëtare Amerikane për Sigurinë' të firmosur së fundmi nga Donald Trump, ku një lumë kritikash i drejtohen Evropës nga administrata e tij. Miratimi i kësaj strategjie që u publikua nga Shtëpia e Bardhë erdhi vetëm pak ditë pasi SHBA i kanë kërkuar një delegacioni evropian që të marrë kontrollin e Nato-s brenda vitit 2027.
Europe has been underestimating its own power, especially towards Russia. We should be more self confident.
— Kaja Kallas (@kajakallas) December 6, 2025
The United States is still our biggest ally. And it's in the interest of the U.S. that we work together.
Extracts from my intervention at the 2025 Doha Forum ↓ pic.twitter.com/AgSi2f461g
Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen për Italinë të Raketave të Përbashkëta Ajër-Sipërfaqe me Rreze të Zgjeruar (JASSM-ER) dhe pajisjeve përkatëse për një kosto të vlerësuar prej 301 milionë dollarësh. Agjencia Amerikane e Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen ka njoftuar Kongresin për dritën jeshile.
Raketat prodhohen nga Lockheed Martin. Shitja e mundshme, sipas një deklarate nga Departamenti Amerikan i Shtetit, "do të mbështesë politikën e jashtme të SHBA-së dhe objektivat e sigurisë kombëtare duke rritur sigurinë e një aleati të NATO-s që është një forcë për stabilitet politik dhe përparim ekonomik në Evropë".
Për më tepër, theksohet se "do të përmirësojë aftësinë e Italisë për t'u përballur me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke ofruar sisteme të përparuara goditjesh me rreze të gjatë veprimi për përdorim në avionët luftarakë italianë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, F-35".
Komente









Iko koha e kallashite
PërgjigjuMe raketa hipersonike dhe kaq pak viktima don te thot se Rusia nuk e ka qellimin te vras popullin por vetem objekte pa lidhje me keta raketa te shtrejnta,ose nuk din te zbulojne objekte ushtarake .
Përgjigju