TIRANË - Krerët e komuniteteve fetare në vend, kanë folur për A1 Report, duke ndarë përshtypjet për hapjen e bunkerit të diktaturës. Ata e vlerësojnë këtë nismë si shumë pozitive dhe në shërbim të qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve për tu njohur me historinë.
Pas bashkëbisedimit me të rinjtë, drejtuesit e komuniteteve fetare ndanë edhe përshtypjet për mikrofonin e A1 Report. Njëzëri ata vlerësuar me notat tejet pozitive hapjen e këtij bunkeri të diktaturës, si një shërbim që I bëhet komunitetit dhe gjithë të rinjve shqiptar që nuk e kanë njohur realitetin e regjimit komunist. Sipas tyre duhet që edhe vendstrehime të tjera të hapen dhe të kthehen në shërbim të qytetarëve .
“Ka qenë diçka surprizuese për mua dhe shumë qytetarë të tjerë të Tiranës. Bunkeri nuk simbolizon vetëm ndërtimin si ndërtesë por ka të bëjë dhe me tkurrjen që ka pasur shoqëria sidomos ndaj persekutimit ndaj klerit fetar por ajo që është me interesante është t'i krijohet një hapësirë publike që brezi i ri të njohë vuajtjet që kanë kaluar shoqëria, sakrificat që kanë pasur Klerët e besimeve fetare.”- tha Skënder Bruçaj Kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar.
“Impresionet janë që mbetesh pak i shokuar deri diku, tashmë gjithçka ishte e përgatitur se kishim parë lajmet edhe disa foto, disa opinione ishin dhënë, po kur je personalisht mendoj që impakti është shumë i madh. Përgëzimi atyre që kanë pasur idenë edhe për organizimin edhe të këtij aktiviteti sepse kanë me tepër kuptim kur zhvillohen këtu dhe mendoj që kjo do të kthehet në një qendër, në një farë mënyre pelegrinazhi.”- u shpreh Peshkopi i Krujës, hirësi Andoni.
“Mendoj se brezi i ri ka nevojë të njohë të shkuarën, sepse një gjë që harrohet ekziston mundësia të përsëritet. Prandaj është një gjë e mirë që ky bunker është hapur, që njerëzit të vijnë të shikojnë. Pashë sot shumë të rinj që futeshin në dhoma dhe shikonin. Besoj se është një gjë e mirë, në mënyrë që të dinë se çfarë ka ndodhur. “ –tha Ali Kurti, Presidenti i VUSH.
“Për ndërtimin e këtyre objekteve kanë vdekur edhe njerëz, kanë dhënë jetën. Për mua ata janë heronj, pavarësisht se kujt i shërbyen. Ata dhanë jetën për të ndërtuar diçka të mirë, për Shqipërinë. Ashtu flitej, ashtu propagandohej dhe unë e di mirë se ky nuk është bunkeri i vetëm në Shqipëri, ka shumë të tillë. Ka në Skrapar, ka në Bize, ka në të gjithë zonën kufitare. Ja të kësaj madhësie, por shumë më ët vogël, pasi ashtu ishin skalionet e brezave për mbrojtjen e kombit shqiptar siç thoshin ata.”- tha Baba Mondi, kreu i Kryegjyshatës Botërore
Një pjesë e rëndësishme e hapjes se bunkerit atomik të nomenklaturës komuniste, i kushtohet pikërisht edhe klerit fetar që u persekutua në mënyrë të ashpër nga regjimi. Në hollin para sallës së madhe por edhe në shumë dhoma janë vendosur foto dhe objekte të kultit që janë shkatërruar gjatë regjimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO