Në Pallatin e Kongreseve u çel këtë të mërkurë për të 28-tin vit radhazi Panairi i Librit, ngjarja më e shënuar për kulturën dhe letërsinë shqiptare.
Mes botimeve të ndryshme në këtë panair, lexuesit shqiptarë mund të gjejnë dhe librin më të fundit të gazetarit Carlo Bollino, me titull “BUNK’ART 2, Në tunelet e Shqipërisë sekrete”.
Eshtë shtëpia botuese Toena, e cila ka mirëpritur në stendën e saj, librin, kushtuar sekreteve të Shqipërisë komuniste, disa prej të cilave janë ekspozuar brenda muzeut Bunk’Art 2, ideuar dhe kuruar nga vetë Bollino.
Libri është botuar nga Qendra Ura dhe është i disponueshëm në shqip, italisht dhe anglisht.
Së shpejti do të jetë në shpërndarje edhe në libraritë kryesore italiane si dhe në platformat më të rëndësishme online në mbarë botën.
Komente










