"Bunkeri", ish-të përndjekurit e
PD tension me forcat e policisë

PD tension me forcat e policisë">
TIRANE - Ish-të përndjekurit politikë kanë zhvilluar një protestë për të rrëzuar bunkerin që po ndërton qeveria pranë Ministrisë së Brendshme. Kjo protestë u mbështet ka Partia Demokratike, ku shumë deputetë të saj ishin të pranishëm.
 
Protestuesit janë konfliktuar me policinë, në tentativë për të hyrë në sheshin ku po ndërtohet bunkeri. Sipas tyre ky objekt rikthen figurën e Enver Hoxhës dhe injorojnë vitet e tyre të burgut. Fatmir Hoxha, përfaqësuesi ish të përndjekurve ka thënë se protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e bunkerit.

Protesta është mbështetur edhe nga deputetet e Partisë Demokratike. Sherefedin Shehu tha se kjo nuk është një proteste e PD por e ish-të përndjekurve politikë.

Numri i pjesëmarrësve është rreth 200 persona, ku mes tyre ndodheshin dhe shumë deputetë të Partisë Demokratike, si Edi Paloka, Arben Ristani, Gent Strazimiri, Oert Bylybkbashi, Eduard Halimi, Jorida Tabaku, Asllan Dogjani, etj.

Përfaqësuesi i ish-të përndjekurve, Fatmir Hoxha u shpreh se, “protestuesit do të çajnë kordonin dhe do ta shkulim bunkerin”.

“Do ta çajmë kordonin do ta shkulim bunkerin. Të përndjekurit politikë e kanë fituar gjithmonë betejën”, tha Hoxha.



Ai shtoi se, “qëllimi i protestës është se në qendër të Tiranës me fondet e ambasadës italiane për pastrimin e bunkerëve nën dhe po ndërtohet një bunker që për 50 vjet bërë krimin në Shqipëri”.

Protestuesit tentuan të çanin kordonin e policisë, por pa mundur dot ta arrinin këtë qëllim. Në ndihmë të policisë, erdhën edhe forcat speciale.

Ndërkohë, policia bën me dije se protesta e ish-të për përndjekurve politikë po zhvillohet pa lejen e autoriteteve policore.

protesta

Sheferedin Shehu: PD mbështet protestën
Deputeti i Partisë Demokratike, Sheferedin Shehu u shpreh se opozita mbështet protestën e ish-të përndjekurve edhe pse e cilësoi protestë të nxitur nga qeveria për të larguar vëmendjen nga problemet e përditshme. Shehu nënvizoi se protesta vjen pasi e shikojnë “bunkerin” si shenjë për rehabilitimin e figurës së Enver Hoxhës.

“Shikojmë rrezikun edhe për rehabilitimin e Enver hoxhës, i mbështesim që qeveria të heqë dorë nga këto projekte për rehabilitimin e të shkuarës. Ka shenja që kjo qeveri, e para krijimi i terrenit për të rikthyer simbolet dhe monumentet e komunizmit dhe një synim të afërt largimi i vëmendjes së qytetarëve nga problemet e përditshme. Qeveria në mënyrë të qëllimshme po nxit këto lloj protesta, që nuk i konsideron të rrezikshme por që mund të shtyjë ditën. PD nuk e mbështet dhunë, dhunë pati nga policia se pati disa protestues që u ankuan se u goditën nga policia”, deklaroi Shehu.



bunkeri
(Në foto: Bunkeri brenda ambinetit të Miistrisë së Brendshme)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb