'Buqeta e Mësuesit', oferta më e re e lançuar nga Credins Bank këtë 7 Mars

'Buqeta e Mësuesit', oferta më e re e lançuar nga Credins Bank këtë 7 Mars

Marsi është muaji i bukur i festës së mësuesve tanë të dashur. Çdo vit festojmë e kujtojmë me shumë dashuri, mirënjohje dhe respekt mësuesit tanë, ata që na kanë dhuruar jo vetëm dije, por mbi të gjitha dashuri për jetën dhe për atë që duhet të vlerësojmë më shumë.

Ndaj, Credins Bank, si një bankë shqiptare dhe një nga më të mëdhatë në vend, vjen këtë 7 Mars me një ofertë speciale, dedikuar gjithë edukatorëve, mësuesve dhe pedagogëve anembanë Shqipërisë.

Slogani i ofertës është: “Buqeta e mësuesit”, duke na kujtuar atë dhuratë të bukur që i bëjmë mësuesve tanë ditën e 7 Marsit në shenjë falënderimi dhe respekti. Këtë mars duam të jemi pranë tyre, duke krijuar diçka speciale dizenjuar specifikisht për çdo mësues për ta bërë festën e tyre më të bukur. Ndaj ne themi “bli ç’të do zemra”, si një shpërblim për veten tënde, për kontributin e jashtëzakonshëm që jep çdo ditë me profesionalitetin tënd për edukimin e çdo brezi.

Oferta e kredisë konsumatore që kemi lançuar është e vlefshme deri në 31 Mars dhe vjen me kushte mjaft fleksibël dhe atraktive si në normë interesi, shume, afat dhe dorëzani. Në çdo degë të bankës tonë, do të gjeni një staf të dedikuar plotësisht për t’ju mirëpritur me dashamirësi. Procedurat e shpejta do t’ju mundësojnë plotësimin e dëshirave tuaja. Nëse bëheni klient i bankës Credins, do të njiheni dhe me shumë përfitime të tjera.

Banka sot konsiderohet një partner i çdo individi, një konsulent për t’ju informuar mbi alternativat më të mira për investimet tuaja, ndaj dhe çdo mësues, do të gjejë pranë nesh një këshillues personal, me të cilin mund të ndani dhe informoheni mbi çdo shërbim apo nevojë që mund të keni për të menaxhuar më mirë financat tuaja dhe mbajtur ato nën kontroll.

Më shumë se 300,000 klientë na kanë besuar, duke ju shërbyer me profesionalizëm në secilën prej 57 degëve tona bankare. Banka Credins renditet sot banka e parë në treg për totalin e portofolit të kredisë dhe e dyta për totalin e depozitave dhe aseteve.

Ejani pranë çdo dege të Bankës Credins! Ju mirëpresim!

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet