Buquicchio: "Venecia" ndërhyn
vetëm për çështje të ndjeshme!

Buquicchio: vetëm për çështje të ndjeshme!">
TIRANE - “Komisioni i Venecias është i gatshëm të japë ndihmën e tij, por vetëm për ato çështje që kanë një ndjeshmëri të lartë.” Deklarata është bërë nga Presidenti i Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio gjatë një dalje për mediat, në përfundim të vizitës së tij në Tiranë.

I pyetur nga gazetarja e televizionit A1 Report, Joniada Koçi lidhur me rrëzimin e dekretit të Presidentit Bujar Nishani në Komisionin e Ligjeve sa i përket ligjit për Gjykatën e Lartë, dhe pretendimit të opozitës se për këtë ligj është i nevojshëm konsultimi me Komisionin e Venecias , kreu i këtij institucioni ka theksuar se nuk mund të ndërhyhet në të gjitha ligjet.

Kjo pasi siç u shpreh ai, mendimi dhe orientimi i Komisionit të Venecias ka të bëjë vetëm për ata ligje që janë delikate dhe që kanë një ndjeshmëri të madhe. Në këtë kontekst, Buquicchio nënvizoi se Komisioni i Venecias, është i hapur për konsultime dhe diskutime me palët shqiptare lidhur me ato çështje delikate, siç është reforma në sistemin e drejtësisë.

“Me zotin Xhafaj kam biseduar që me kërkesë të autoriteteve shqiptare të japë mendimet e tij për ligjet. Dhe natyrisht i kam thënë zotit Xhafaj se Komisioni i Venecias nuk mund të japë mendim për të gjithë ligjet që miratohen në Parlament. Por e kam siguruar se Komisioni i Venecias është i gatshëm të japë mendimet e tij lidhur me çështje ku ai ka kompetenca më të mëdha, me çështyje kushtetuese dhe çështje që kanë një ndjeshmëri më të madhe. Prandaj mendoj se veç asaj që është vendosur, sa i përket reformës në gjyqësor, nëse ka çështje delikate, komisioni është i gatshëm të japë mendimin e tij.” theksoi në fjalën e tij Buquicchio

Buquicchio
(Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio gjatë një dalje për mediat)

Reforma në drejtësi, Buquicchio: Duhet dialog, "Venecia" pjesë e Komisionit të Posaçëm
Duke folur konkretisht për takimet e zhvilluara gjatë vizitës së tij në Tiranë me krerët më të lartë të shtetit, Buquicchio ka nënvizuar se në Shqipëri momentalisht dy janë çështje kryesore: Dekriminalizimi dhe Reforma në Drejtësi.

Kjo e fundit sipas tij është prioritet i lartë për vendin tonë, në lidhje me zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit, si dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

Sipas tij për të ia arritur kësaj reforme është i nevojshmë dialogu dhe gjithëpërfshirja dhe me konsultimet me ekspertë ndërkombëtarë. Buquicchio u shpreh se koha është thelbësore, por për realizimin e kësaj reforme, nuk duhet nxituar apo të zvarritet reforma.  Në këtë kontekst, Presidenti i Komisionit të Venecias u shpreh se institucioni që ai drejton ka rënë dakord që të marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

“Dy janë çështjet kryesore për Shqipërinë, Reforma në gjyqësor dhe Dekriminalizimi. Reforma është prioritet i lartë për Shqipërinë. Është e domosdoshme për të mundësuar zhvillimin ekonomik dhe integrim në BE. Një reformë e gjatë mund të arrihet vetëm për mes një dialogu, dhe me ekspertë ndërkombëtarë. Koha është thelbësore por reformat as nuk duhet të nxitohen dhe as nuk duhet të zvarriten. Komisioni i Venecias ka rënë dakord të marrë pjesë në punimet e Komisionit për Reformën në Drejtësi. Reforma në sistemin gjyqësor është e domosdoshme për siguruar zhvillimin ekonomik dhe demokratik por edhe integrimin në Shqipëri. Sot nuk është e vështirë të shkruhen ligje të mira. Po pse duhet t’i drejtohen Komisionit të Venecias? Kjo pasi ne besojmë se ne mund të iu ndihmojmë për të kapërcyer këtë situatë dhe suksesi ynë ka ardhur si rezultat jo vetëm i përvojës së gjatë 25 vjeçare, por edhe për kompetencën dhe asnjanësinë që ka. Për demokracitë e reja është e rëndësishme që të jetë dikush që të thotë të vërtetën. Komisioni i Venecias nuk është politik, ne nuk jemi as për shumicën e tanishme, dhe as për opozitën e tanishme, por për qytetarët shqiptarë. Dhe ne dot themi atë që është më e mira për vendin tuaj. Këtë do ta bëj ashtu siç e kam bërë në 1991, kur erdha për herë të parë dhe ku fillova të ndihmoj për hartimin e Kushtetutës.” u shpreh në fjalën e tij Buquicchio

Buquicchio: Dekriminalizimi përmes një reforme legjislative që në zgjedhjet e ardhshme
Ndërsa sa i përket dekriminalizimit të Kuventi, Gianni Buquicchio tha se kjo mund të arrihet përmes një reforme legjislative, e cila sipas tij mund të arrihet që në zgjedhjet e ardhshme.

“Dekriminalizimi mund të arrihet përmes një reforme legjislative që mund të arrihet në zgjedhjet e ardhshme. Ne mund të iu ndihmojmë përmes dhënies së mendimeve në këtë fushë. Qëllimi është që të kapërcehet kultura e përçimit që mbizotëron aktualisht.” tha ai

Buquicchio
(Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio gjatë një dalje për mediat)

Buquicchio: Konsensus mes palëve, duhet zhvillim i kulturës politike
Lidhur me konsensusin mes palëve politike për realizimin e reformave, Presidenti i Komisionit të Venecias tha se është normale që në jetën politike të ketë qasje të kundërta, por se ajo që është e rëndësishme për vendin tonë, është zhvillimi i kulturës poltike për gjetjen e rrugëve të ndërmjetme.

Piokërisht në këtë drejtim, Buquicchio tha se futet edhe roli i Komisionit të Venecias, me qëllim gjetjen e një alternative të ndërmjetme, e cila është në dobi në radhë të parë të qytetarëve shqiptarë. Megjithatë siç u shpreh ai, kur ka unanimitet në politikë, nuk ka rezultate. Për këtë, Buquicchio kërkoi nga palët që të repsketojnë njëra-tjetrën, dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët veçanërisht në reformat me rëndësi për të ardhmen e Shqipërisë.

“Fola për një klimë politike konfliktuale. Kjo është gjithandej, jo vetëm në Shqipëri. Ajo që duhet të rregullojmë është që të krijohet një qasje më konstruktive dhe e përgjegjshme. Duhet një zhvillim i kulturës politike. Kjo është shumë e rëndësishme për disa reforma që janë vendimtare për të ardhmen e shoqërisë. Siç ju thashë kam folur me shumë përfaqësues të institucioneve politike të vendit, dhe fjalët që kam biseduar kanë qenë dialogu, konstruktiviteti, konsultimi sa më i gjerë me të gjithë të interesuarit, dhe madje është folur edhe për konsensus. le ta sqarojmë konsensusi më i gjerë i mundshëm nuk do të thotë unanimitet. Kur ka unanimitet nuk arrihet kurrë rezultat në politikë. Demokracia do të thotë se nëse janë bërë zgjedhje që kanë çuar në rezultat, epërsinë e ka shumica. Por demokraci që duhet respektuar edhe pakica politike, veçanërisht opozita. Duhet pranuar pozitat divergjente, dhe brenda së mundshmes duhet gjetur një rrugë mirëkuptimi. Këtu del edhe roli i Komisionit të Venecias. Ne jemi për të siguruar që palët e ndryshme politike të merren vesh dhe të bien në ujdi për më mirën e vendin.” tha Presidenti i Komisionit të Venecias

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin