Burg 18 trafikantëve të 'Brezit të Gjelbër', detyrim paraqitje të dashurës së kapobandës dhe gruas së të 'kërcënuarit'

Burg 18 trafikantëve të 'Brezit të Gjelbër', detyrim paraqitje të dashurës së kapobandës dhe gruas së të 'kërcënuarit'

Në një seancë me dyer të mbyllura, Gjykata për Krime të Rënda la në burg të gjithë personat e arrestuar në megaoperacionin e trafikut të kanabisit nga Saranda në drejtim të Greqisë. 18 persona, 14 prej të cilëve u arrestuan në Sarandë ditë më parë, dhe 4 të tjerë që ishin në burg për vepra të tjera, ju komunikua masa e arrestit me burg. 

Ndërkohë u konfirmua nga Gjykata lënia në fuqi e masës detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë Shqipërisë për dy gra, Jonida Jorgji dhe Poliskeni Korro, me pseudonimin Sara. Kjo e fundit është e dashura e Kejdi Sadushit, personit të sapoliruar nga një burg në Greqi, të rikthyer në atdhe ku edhe rinisi trafikun e kanabisit. Ndërkohë, Jonida është gruaja e një tjetër të arrestuarit, Mikel Jorgjit. Ky i fundit, në bisedat e përgjuara nga prokuroria, rezulton të jetë kërcënuar edhe me fëmijët, pasi policia në një rast kishte kapur një makina me kanabis në Tepelenë. Prokurori Anton Martini kërkoi nga gjykata masat "arrest në shtëpi" për dy gratë që konsiderohen pjesë e këtij grupi. 

Donald Nelaj dhe Ervis Hysaj, bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin, janë të dënuar për vepra të tjera penale dhe aktualisht janë në burg, por hetimet 10 mujore për rrjetin e trafikut zbuluan përfshirjen e tyre. Të dy kërcënonin Mikel Jorgjin pasi rezulton se Jorgji kishte qenë lidhja e tyre me disa pjesëtarë të grupit nga Tepelena.

Pjesë e grupit që kanë mbetur në burg, janë edhe nëndrejtori i Spitalit të Sarandës Florenc Llanaj dhe futbollisti i Delvinës, Adrian Xhibro. Mes të arreatuarve është edhe Malo Malaj, vëllait të Gjolek Malajt, personazhit të njohur në revoltat e armatosura popullore në Tepelenë në '97-ën.

Seanca u bë me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorit Anton Martini pasi ky i fundit ka urdhëruar edhe një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor.

EMRAT E GJITHE TE ARRESTUARVE

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?