TIRANE - "Kam ardhur disa herë në Tiranë t'i kërkoj faljes taksistit por s'e kam gjetur, ndaj më falni ju si gjykatë për veprimin e gabuar që kam bërë". Me këto fjalë u drejtua efektivi i policisë Eduard Budini gjykatës, e cila vlerësoi këtë të shtunë masën e sigurisë ndaj tij duke caktuar "arrest me burg" për akuzën e vjedhjes me armë.
Pendesa nuk e ka ndihmuar ish-efektivin e policisë, Eduart Budini, për të cilin gjykata ka dhenë masën e sigurisë "arrest me burg" për tentativën e grabitjes me armë zjarri të një taksisti në kryeqytet.
Budini ka pohuar se është penduar për ngjarjen dhe ka tentuar t'i kërkojë falje taksistit, por nuk e ka gjetur.
Për avokaten e Budinit gjykata duhet të urdhërojë një ekspertizë psikike të tij pasi Budini vuan nga probleme të shkaktuara për shkak të divorcit me bashkëshorten.
Edhe familjarët e tij u shprehën ditë më parë për mediat, se ish-efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Përmet, e bëri këtë veprim në një gjendje të rënduar psikologjike si pasojë e vështirësive të mëdha financiare, por edhe familjare pasi ishte në prag divorci me bashkëshorten.
Eduart Budini u arrestua dy ditë më parë dhe akuzohet për vjedhje me armë e kërcënim jetë ndaj taksistit që e denoncoi në polici, ndërsa kjo ngjarje është zbardhur pesë muaj nga ndodhja e saj më 9 Nëntor 2015 në qendër të kryeqytetit.

(Eduart Budini në Gjykatë)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO