Gjermani 52-vjeçar i cili përplasi me makinën e tij qytetarë që po blinin për Krishtlindje në dhjetor 2020, duke vrarë gjashtë persona, përfshirë një foshnjë, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe është urdhëruar për trajtim psikiatrik pasi Gjykata rajonale në qytetin jugperëndimor të Trierit zbuloi se i pandehuri, 52-vjeçari Bernd Weimann, mbante një "fajësi të veçantë" për sulmin vdekjeprurës në të cilin ai përshkoi me shpejtësi një rrugë të zhurmshme këmbësore me SUV-in e tij.
Gjyqtarët zbuluan se Weimann shënjestroi pa dallim kalimtarët me automjetin e tij, përpara se të dilte nga makina dhe të arrestohej. Ai u dënua për pesë akuza për vrasje dhe 18 akuza për tentativë vrasje. Një viktimë e gjashtë vdiq gati një vit pas sulmit.
Weimann kishte vuajtur nga probleme psikologjike dhe nën ndikimin e alkoolit, kur ai kaloi nëpër turmën e blerësve, duke vrarë një foshnjë, babanë e saj dhe katër të tjerë.
Prokurorët gjatë gjyqit njëvjeçar kishin argumentuar se Weimann kishte planifikuar sulmin me qëllimin për të "vrarë ose plagosur sa më shumë të ishte e mundur".
Nga vlerësimi i ekspertit i përgatitur përpara gjykimit u konstatua se ai vuan nga skizofrenia paranojake. Weimann ishte në gjendje t'i jepte policisë vetëm një pasqyrë të përafërt dhe ndonjëherë kontradiktore të ngjarjeve.
Komente









