Burg përjetë për Përparim Ademin, vrasësin e 2 motrave në Tiranë në vigjilje të Vitit të Ri 2021! Kishte lidhje me të dyja dhe dyshonte se njëra e tradhëtonte

Burg përjetë për Përparim Ademin, vrasësin e 2 motrave në Tiranë. Ky është vendimi i Gjykatës së Tiranës në përfundim të procesit pas ngjarjes së rëndë që tronditi të gjithë kryeqytetin. Ademi është dënuar për akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Ademi vrau ish të dashurën dhe motrën e saj Zhaneta Metani e Kristina Bardhi, me 31 dhjetor 2020. Ai ka kërkuar disa herë të fitojë lirinë me argumentin se vuan nga probleme mendore por kjo kërkesë është rrëzuar. Nga aktekspertimi i mjekësisë ligjore ai rezulton pa asnjë problem.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astirit në banesën e motrave Metani e Bardhi. Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlindjeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhtonte. Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi. 

Aktualisht, Ademi ndodhet në burg për 3 vepra penale, atë të vrasjes së dyfishtë, armëmbajtje pa leje dhe trafik të fëmijëve. Pas dëshmisë së vëllait të Kristinës dhe Zhanetës, Bashkim Metani,  Prokuroria e Tiranës ka shtuar dhe një akuzë të re ndaj Ademit, atë të trafikut të fëmijëve. Kjo sepse Metani ka deklaruar se Ademi ka shitur 10 fëmijët që ka pasur me motrat në Selanik.

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • muharremi: 20/09/2022 16:59

    Pune jevgjish injorante te te mbaruar...

    Përgjigju
  • Grupi: 20/09/2022 11:51

    Sikur gjykata te denonte keshtu te gjithe vrasesit ky vend do kishte gjetur qetesi. Por denojne kete legen dhe lirojne te tjeret. Me statistika jane ne rregull.

    Përgjigju
    • Dora zezë: 20/09/2022 14:09

      Kte e denun se nuk derdhi leket te baba gjykatesi. Ai qe vret e pret lirohet kur i mush xhepat me lek gjykatesit. Sistemi i drejtesise tone eshte i kalbur kok e kembe se e mbushi Sala plot me koktule dhe kte e vazhdoi dhe ky i gjati. Me pak fjal eshte VK.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja