Report Tv ka zbardhur dosjen e plotë me detaje të reja tronditëse nga historia e Përparim Ademit me dy të dashurat e tij, motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat i vrau me breshëri plumbash. Nga dosja hetimore mësohen detaje nga ngjarja e rëndë dhe dëshmitë që kanë dhënë dëshmitarë kyç dhe persona të përfshirë dhe që kanë dijeni për ngjarjen.

Në dëshminë e dhënë vetë Ademi ka pretenduar se ka fëmijë me të dyja motrat.

 Ndër të tjera janë zbardhur dëshmitë e djalit të Zhaneta Metanit dhe gruas së Përparim Ademit.

Drekën e Krishtlindjeve tek shtëpia e Zhanetës ka pasur një debat dhe dy motrat ia kanë bërë të qartë Përparimit se duhet të ndërpriste marrëdhënien me ta. Ishte hera e fundit që shkonte tek ata. Ai është larguar dhe deri një ditë para vrasje, domethënë më 30 dhjetor, nuk ka pasur me komunikim dhe takim me to.

Më 30 dhjetor në mëngjes ai ka shkuar poshtë pallatit të Zhanetës dhe aty e ka pritur në mëngjes herët kur ajo del për pune.  Vetë përparimi ka treguar se e ka marrë Zhanetën dhe e ka futur në makinë duke e kërcënuar me thikë. Në Kërrabë të Tiranës sipas Ademit i ka kërkuar që të riktheheshin dhe të shkëputej nga personi tjetër që dyshonte se kishte lidhje.  Përparimi deklaron se një moment Zhaneta u duk sikur ka pranuar. Më pas kanë shkuar në Hotel.

A. Metani, djali i Zhaneta Metanit, i cili ishte dëshmitar në vendngjarje mëngjesin e 31 dhjetorit, ka rrëfyer se mamaja fillimisht i kishte thënë që Përparimi Ademi ishte babai i tij por më vonë e kishte kuptuar që kjo nuk ishte e vërtetë. Babanë nuk e kishte njohur kurrë.

Vjollca Telo, gruaja e Përparimit tregon se e ka marrë vesh lidhjen nuk ka ndërhyrë për të prishur lidhjen e tyre pasi e donte burri të ishte i kënaqur për të mos prishur  familjen. Vjollca ka rrëfyer gjithashtu se me familjen e Zhanetës shkonin familjarisht në plazh. Ajo madje tregon se vetë Përparimi i kishte treguar për shqetësimin e tij se Zhaneta e tradhtonte me një tjetër. Madje atë ditë thotë Vjollca ishte i mërzitur.

Kujtojmë se dje Gjykata Penale ka caktuar “arrest me burg” për 59-vjeçarin Përparim Ademi, i cili ekzekutoi në vigjilje të Vitit të Ri me një breshëri plumbash motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e ndërrimit të viteve në rrugën "Bajram Tushi", në zonën e Astirit në Tiranë. Më të rëndë këtë krim e bën edhe fakti se në momentin e ngjarjes kanë qenë edhe dy të miturit 15 dhe 16 vjeç, fëmijët e Zhanetës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:13
Akuzat monstruoze: Përparim Ademi shfrytëzoi Zhanetën dhe Kristinën edhe për prostitucion, u shiti mbi 10 fëmijë

1609585623_perparimademi.jpg

Çdo ditë e më shumë mësohen detaje të tmerrshme në lidhje me ngjarjen e 31 dhjetorit të kaluar, ku u vranë nga i dashuri i tyre brenda shtëpisë në Astir dy motrat, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Zbulohet se nga dëshmi të marra nga të afërm të motrave janë hedhur akuza të forta ndaj vrasësit Përparim Ademi se i ka përdorur ato për prostitucion në Selanik.

Madje mësohet se akuzat kanë shkuar deri aty sa është përmendur edhe shitja e mbi 10 fëmijëve të motrave.

Ora 14:34
Viktimat ia kishin ndaluar hyrjen/ 'Jam Oti', si përdori nipin e tij Përparim Ademi për tu futur në shtëpinë e motrave

1609766921_METANIKRISTINA.jpg

Përparim Ademi ka përdorur si karrem nipin e tij me emrin Kastriot për të bërë të mundur futjen në banesën e dy motrave, të cilat më pas do t'i vriste.

Në dëshminë e dhënë nga djali i Zhaneta Metanit tregohet qartë se si kur është trokitur në derën e shtëpisë së tyre në syrin magjik është shfaqur Kastrioti dhe më pas ka dalë Përparim Ademi me motrën e tij.

Djali i mitur i Zhanetës tregon se në mëngjes rreth ores 09.50 është çuar nga gjumi dhe ka shkuar ne sallon. Aty ka qene mamaja dhe tezja e tij. Më pas ka rënë zilja.  

Fëmija ka parë në syrin magjik dhe aty ka parë person të quajtur Kastriot te cilin e njihte dhe me parë, i cili ishte nipi i Përparimit.

Pas tij është çuar tezja Kristina, dhe pa parë tek dera ka pyetur me zë të lartë kush ishte dhe nga ana tjetër e derës u dëgjua "jam Oti".

Kristina ndërkaq ka hapur derën dhe në atë çast  ka parë Përparimin, që e ka shtyrë derën fort dhe ka hyrë brenda me armën tip Kallashnikov.

 

Ora 13:20
Habit gruaja e Përparim Ademit: Ia dija lidhjet dhe doja të ishte i kënaqur! Ishte i mërzitur kur më tregoi se Zhaneta e tradhtonte! Shkonim në plazh bashkë

Në dëshmitë e siguruara nga Report Tv mësohet se policia gjyqësore ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen edhe bashkëshorten e Përparimit Ademit, Vjollca Telo.

Ajo ka treguar se është e martuar Ademin dhe kane tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ajo me bashkëshortin kanë bërë marrëveshje qe ajo te mbaje mbiemrin e tij Tela ndërsa ai le të mbante mbiemrin e saj Ademi, pasi duhet forcuar martesa.  

Burri saj Përparimi qe prej një periudhe rreth 20 vjet është njohur me Zhaneta Metanin dhe kanë pasur lidhje intime bashkë. Ajo e ka marrë vesh për këtë lidhje dhe nuk ka ndërhyrë për të prishur lidhjen e tyre pasi e donte burri të ishte i kënaqur për të mos prishur  familjen.

Vjollca ka rrëfyer gjithashtu se me familjen e Zhanetës shkonin familjarisht në plazh. Ajo madje tregon se vetë Përparimi i kishte treguar për shqetësimin e tij se Zhaneta e tradhtonte me një tjetër. Madje atë ditë thotë Vjollca ishte i mërzitur.

1609430416_perparimademi.jpg

Ora 13:02
Vrasja në Astir/ Dëshmia e djalit të Zhanetës: Me thoshte se Përparimi ishte babai im! Si ndodhi vrasja

Report Tv ka zbardhur edhe dëshminë që ka dhënë për autoritetet hetimore, A.Metani, djali i Zhaneta Metanit, i cili ishte dëshmitar në vendngjarje mëngjesin e 31 dhjetorit.

Ai thotë se mamaja fillimisht i kishte thënë që Përparimi Ademi ishte babai i tij por më vonë e kishte kuptuar që kjo nuk ishte e vërtetë. Babanë nuk e kishte njohur kurrë.

Djali tregon se gjithnjë kishte sherr mes Përparimit dhe mamasë së tij, për shkak të një lidhjeje që mami kishte me atë personin tjetër që djali tregon se nuk e njeh. Ai konfirmon edhe debatin e datës 25 dhjetor kur nëna e tij dhe tezja i kanë thënë Përparimit që do të ndërprisnin çdo marrëdhënie me të.

Djali ka rrëfyer gjithashtu se në datë 30 mamaja e tij i kishte rrëfyer se ishte dhunuar nga Përparimi në një zonë në Kërrabë dhe ishte kërcënuar me armë. Përparimi e kishte detyruar të ulej në gjunjë dhe kishte qëlluar rreth saj duke e tmerruar dhe duke e detyruar të lidhej prapë me të.

Ai ka treguar edhe detaje nga vrasje, për të cilat rrëfen se vrasësi Ademi u fut në shtëpi duke përdorur si karrem një djalë me emrin Kastriot dhe më pas qëllua me automatik mbi dy motrat. Djali tregon se u mbyll në dhomën e tij duke ulëritur dhe duke i bërë thirrje tezes tjetër që të mos dilte nga dhoma.

Një tjetër detaj i rëndësishëm është fakti që djali ka treguar se donte të njoftonte policinë por nuk është lënë nga tezja e tij. 

 

Ora 12:44
Emri/ Zbulohet personi për të cilin Përparimi u bë xheloz për Zhanetën, punonin bashkë

1609760810_ZHANETAADEMI.jpg

Në dosjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në vigjilje të vitit 2021 në zonën e Astirit në Tiranë një tjetër detaj i përmendur është edhe personi për të cilin Përparimi dyshonte se kishte marrëdhënie me Zhanetën dhe ishte bërë xheloz.

Ademi ka rrëfyer se para disa ditësh ka dyshuar se Zhaneta kishte një lidhje me një tjetër person me emrin Besmir, i cili punonte në të njëjtën fabrikë me Zhanetën.