Pas shpalljes së vendimit të dënimit me burg përjetë për Mark Samson, 24-vjeçarin që vrau studenten shqiptare Ilaria Sula, nëna e saj, ka dhënë një mesazh për mediat italiane.

Mes lotësh e ngashërimash, Gëzime Sula shprehet se djemtë duhet t’i respektojnë e duan vajzat. Më pas, shpreson se dënimi i autorit do ta ketë qetësuar shpirtin e së bijës.

“Duhet t’i respektojnë vajzat. Duhet t’i respektojnë, duhet t’i duan, t’u japin dashuri. Mendoj se vajza ime meriton të jetë në paqe”, thotë ajo.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Iliaria Sulës, i dashuri i 22-vjeçares shqiptare dënohet me burg përjetë! Prindërit e viktimës: Drejtësia u vu në vend, por asgjë nuk na e kthen