TIRANE – Burgim të përjetshëm ka kërkuar Prokuroria ndaj 20-vjeçarit Fitim Alla, të akuzuarin kryesor për vrasjen e shefit të krimeve të Burrelit, komisarin Musa Skurra më janar të 2013-ës, i cili humbi jetën gjatë përleshjeve me disa trafikantë armësh.
Në seancës e pretencës të zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, prokurorja Elisabeta Ymeraj kërkoi dënimin me 9 vite burg për dy të rinjtë e tjerë, Edisoll Lleshi dhe Vilson Milkurti për trafik armësh, për bashkëpunim në ngjarje dhe armbajtje dhe prodhim të municioneve pa leje.
Të pranishëm në sallë tre të rinjtë nuk thanë asnjë fjalë për akuzën, ndërsa avokati mborjtës i tyrë kërkoi 2 javë kohë për të përgatiru mbrojtien pas shpalljes përfundimatare të vendimit.
REAGOJNE FAMILJARET: DJEMTE JANË TË PAFAJSHËM
Familjarët e dy të rinjve, Fitim Alla dhe Vilson Milkurti nga ambjentet e Gjykatës hodhën poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre, duke deklaruar se janë të pafajshëm dhe nuk trafikonin armë. Familjarët janë shprehur se sipas tyre komisari nuk është vrarë nga një plumb sic deklaron organ ii akuzës, por nga dy. Duke e argumentuar këtë pretendim me faktin se 1 plumb nuk mund të shkatërrojë 7 organe që rezultoi se ishin dëmtuar.
Ngjarja ndodhi në fshatin Suç të matit, ku fillimisht mbeti i plagosur rëndë shefi i krimeve të komisariatit të Burrelit, Musa Skura, e pak ditë më pas ai humbi jetën në një spital të Foggia-s në Itali, ku ishte dërguar për kurim.

(Në foto, komisari Musa Skura dhe 20-vjeçari Fitim Alla)
Menjëherë pas ngjarjes u arrestuan: Fitim Alla, 20 vjeç, Edison Lleshi 19 vjeç dhe Vilson Mikurti 19 vjeç. Musa Skura u plagos gjatë operacionit për arrestimin e tyre, pasi dyshoheshin se kryenin veprimtarinë e transportimit të municionit, shitjes apo blerjes së tij. Babai i tre djemve, u qëllua me dy plumba, në momentin kur po tentohej kapja në flagrancë e të rinjve që dyshohet se po shisnin armë.
Pasi të rinjtë nuk i janë bindur urdhrit të komisar Skurës për të ndaluar, i pandehuri Fitim Alla është përleshur me efektivin e policisë, duke gjuajtur dhe me armë luftarake në drejtim të tij. Sipas organit të akuzës, efektivi i policies, Musa Skuraj është goditur me armën tip automatik, që i përket të pandehurit, Fitim Alla.
Musa Skura, komisari mbeti i vrarë në 100 vjetorin e Policisë së Shtetit, ndërsa pas vdekjes, për Musa Skurën u akordua titulli “Dëshmor i Atdheut”, si dhe u organizuar një ceremonial shtetëror për varrimin e tij.
/Shqiptarja.com

Trafiku i fishekëve, adoleshentët qëlluan komisarin Musa Skura
që vrau komisarin e Burrelit"">