TIRANE- Me akuzën e përdhunimit, një gjykatë në Nju Jork la 8 vjet në burg me kusht, një shqiptar të akuzuar për lidhje me xhenovezet, një nga 5 familjet mafioze atje. Megjithatë, gjyqtari Frank Iannotti, bëri një marrëveshje me 36-vjeçarin Dardan Çelaj, sipas së cilës do të qëndrojë në burg të detyrueshyëm për 2 vjet dhe më pas mund të rishikohet vendimi. Momentalisht mund ta blejë lirinë me 250 milionë dollarë, deri në ekzekutimin e vendimit, teksa prokurori Kevin Lawlor kërkoi 20 vjet burgosje për shqiptarin që akuzohet se përdhunoi një vajzë në vitin 2012.
Kur dëshmonte në gjyq, vajza rrëfeu se në orën 04:30 të 2 marsit 2012 u përdhunua nga Çelaj, të cilin e gjeti teksa pinte puro dhe alkool në një klub nate. “Unë jam mafioz dhe bëj ç’të dua”- i kishte thënë 36-vjeçari vajzës. Më tej në lokal pati një sherr për një valle me motive shqiptare, gjersa bosi shqiptar e tërhoqi nga flokët dhe e futi në makinën e kuqe, ku edhe e përdhunoi. Atë natë vajza i tregoi së ëmës dhe pasi shkuan në spitalin Griffin, ku pas ekzaminimeve, Çelaj e pa veten në paraburgim atë mëngjes, pra më 3 mars 2012. Mes dëshmisë vajza ka rrëfyer se “Ai është mafioz shqiptar, shumë i frikshëm dhe kur i kërkova të ndalonte pata frikë se mos më vriste”.
Gjyqtari Lawlor tha se Çelaj ka procese gjyqësore në Gjykatën e Lartë, ku akuzohet për vjedhje, shkatërrim prone etj. Çelaj tha se nuk ka pasaportë dhe kishte ardhur nga Shqipëria rreth 25 vjet më parë. Ai tha se punon deri në 12 orë në ditë në bizneset familjare, pasi ka kompani ndërtimi në Brookfield dhe 60 apartamente. Tetorin e vitit 2012, një goditje ndaj familjes mafioze xhenoveze në SHBA ka çuar në pranga edhe dy shqiptarët Dardian Celaj, 30 vjeç, dhe Ened Gjelaj, 27 vjeç, të cilët akuzohen nga FBI si “muskujt” e grupit”.
Pesë të arrestuarit akuzohen se gjatë viteve 2004 dhe 2005 kanë grabitur me dhunë rreth 1 milion dollarë në lagje të ndryshme të Nju Jorkut. Në pranga ra edhe Luis Pipolo, 45 vjeç, Xhon Melicharek alias “Roki”, 37 vjeç, Mike Iuni, 50 vjeç dhe Anxhelo Nikosia, 45 vjeç, të gjithë pjesëtarë të familjes xhenoveze, të akuzuar se u bënin presion biznesmenëve. Nga hetimet e FBI-së rezultoi se banda kishte si udhëheqës një person i njohur si “Caporegime”, “Capo”, ose “Kapiten” dhe përbëhej nga anëtarët e njohur edhe si "ushtarë".
Familja xhenoveze bashkë me ato Bonano, Lukeze, Gambino dhe Kolombo, përbëjnë kupolën me 5 kryefamiljet e Nju Jorkut. Joe Masseria njihet si kapobanda që nisi rrugëtimin, por pas viti 1931 në skenë dolën emra si Tomi Lukeze apo Laki Luçiano.
Shkrimi u publikua sot 24 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com