Ish-mundësi në kërkim të kampionëve: Rininë ia dedikova sportit, 14 vite i vetëm dhe pa mbështetje (VIDEO)

Me ëndrrën për t’i sjellë Shqipërisë medaljen e parë olimpike, Oltion Karaj ia dedikoi 14 vite të rinisë ia dedikoi sportit të mundjes. Pak kohë më parë me të njëjtin objektiv ai zgjodhi rrugë tjetër, të mësonte të rinjtë e Tiranës.

“Në kohën që kemi bërë ne ka qenë një lëmsh në federatë, një rrëmujë e vërtetë dhe për rrjedhojë shumë sportista s’e kanë patur mbështetjen. Kemi humbur shumë mundësi e çfarë të them për atë kohë,”-u shpreh Oltion Karaj, trajner i mundjes.

Përveç mbështetjes së munguar Oltioni nuk kishte as fatin me vete kur ishte sportist.

“Unë e kam filluar nga viti 2002 mundjen në moshë shumë të vogël dhe deri në 2016 kur u tërhoqa. Pata një dëmtim në kavilje dhe kështu u detyra të shkëputem përfundimisht,”-tha 31-vjeçari.

Ish-mundësi tregon se pavarësisht se prej pak kohësh ka kaluar në rolin e trajnerit, pasioni për sportin vetëm sa i është shtuar.

“Si sportist është një ndjesi krejt tjetër, ndërsa is trajner është një kënaqësi ndryshe. Të japësh atë që di dhe të shohësh sportistët që ndryshojnë dita-ditës është komplet ndryshe me kohën kur isha sportist. Shpresoj që ata që nuk arritëm për shkak dëmtimi ta bëjmë duke nxjerrë ndonjë sportist sa më të mirë,”-tha Oltion Karaj, trajner i mundjes.

Në 2022 Shqipëria u shpall kampione bote me mundësin e natyralizuar çeçen Zelimkhan Abakarov, por Karaj shpreson që flamurin shqiptar një ditë ta ngrejë një sportist vendas.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë