Burg të përjetshëm se vrau 43-vjeçarin që i ngacmoi motrën, shqiptari del sot para Gjykatës së Apelit në Greqi

Burg të përjetshëm se vrau 43-vjeçarin që i ngacmoi motrën, shqiptari del sot para Gjykatës së Apelit në Greqi

Foto Ilustruese

GREQI- Një 27-vjeçar shqiptar, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur, do të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Apelit për t’u përballur me akuzat e vrasjes së një 43-vjeçari, i cili sipas tij ishte duke i ngacmuar të motrën.

Ngjarja ka ndodhur më shkurt të 2016, në një lokal ku 43-vjeçari, identiteti i të cilit gjithashtu nuk bëhet i ditur, kishte shkuar me shoqërinë e tij për t’u argëtuar, ndërsa në lokalin ngjitur ndodhej shqiptari së bashku me motrën.

Sipas shqiptarit, motra e tij ishte e dehur kishte dalë jashtë lokalit. Pasi kishte paguar pas saj kishte dalë edhe ai, dhe kur e kishte parë jashtë me dikë që e ngacmonte nuk e mendoi dy herë dhe filloi të zihej duke shkaktuar më vonë edhe vrasjen.

Unë dua t’i kërkoj falje familjes së viktimës për shkak se sherri mes nesh përfundoi duke humbur njeriun e tyre të dashur. Unë doja vetëm të shpëtoja motrën time atë natë. Ne ishim në lokal kishim pirë shumë, pagova dhe dola jashtë tek motra. Kur pashë pranë saj dikë që nuk e kisha parë kurrë, aty nuk durova. Nuk u përmbajta dot. Filluam të ziheshim bashkë me grushta.

27-vjeçari shqiptar

Në shkallën e parë, shqiptari u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa sot ai kërkon ndryshimin e masës së caktuar nga Gjykata.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare