“Nuk doja të qëlloja mbi policinë, s’isha unë që qëllova i pari. Fqinji tentoi të më vriste dhe unë reagova me armë. Shtëpia ime u qëllua nga kodra, kur erdhi policia nuk kujtoj se çka ndodhur”
Ishte kjo dëshmia e dhënë para gjykatës nga David Qosja 30-vjeçari nga Torovica e Lezhës që tre ditë më parë vrau efektivin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë Ardian Kodra.
Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit Blerim Tominaj duke caktuar ndaj Qoses masën e sigurisë arrest me burg.
Vendimin për të mbetur në burg deri në përfundim të hetimeve Qosja e priti i qetë dhe përgjatë gjithë seancës nuk shfaqi asnjë shenjë të çrregullimeve mendore apo agresiviteti.
I braktisur nga familjarët ai skish mundur të zgjidhte as avokat mbrojtës të cilin në seancën e kësaj të marte ja mundësoi shteti.
Aktualisht nda qoses rëndojnë 4 akuza, ajo e vrasjes së efektivit Ardian Kodra, tentativës së vrasjes së efektivit E.Bajraktari, tentativës së vrasjes së efektivit V.Trokaj si dhe armëmbajtje pa leje.
Në përfundim të ekspertizës mjekoligjore e cila do të përcaktoje dhe aftësitë mendore të 30-vjeçarit David Qosja prokuroria pritet ti drejtohet gjykatës për gjykimin në themel të çështjes ku i riu nga Torovica rrezikon burgimin e përjetshëm.
Mesditën e 3 shtatorit David Qosja nisi të qëlloj me armë nëpër lagje dhe në momentin kur policia ndërhyri për të arrestuar këtë të fundit ai u përgjigj me zjarr duke refuzuar për 5 orë dorëzimin çka si pasojë solli dhe vdekjen e Ardian Kodrës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO