Burgaj: Media, partnere e policisë
në zgjedhjet e 23 Qershori

Burgaj: Media, partnere e policisë<br />në zgjedhjet e 23 Qershori
TIRANË – “Media, një partner i rëndësishëm në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit”. Në këtë mënyrë e ka vlerësuar, Drejtori i Policisë së Shtetit, z.Hysni Burgaj, marrëdhënien që uniformat blu duhet të mbajnë me gazetarët.

Në ambientet e Qendrës së Formimit Policor, u zhvillua seminari trajnues “Mbi rolin dhe detyrat e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor qershor 2013 dhe bashkëpunimin polici-media”, në qendër të së cilës ishin marrëdhëniet polici-media në kuadër të zgjedhjeve.

Në fjalën e tij zoti Burgaj tha se “marrëdhëniet polici-media kanë qenë gjithmonë të një rëndësie të veçantë për Policinë e Shtetit e veçanërisht në kuadër të procesit zgjedhor dhe ky trajnim që ju do të zhvilloni sot, shpreh bindjen që do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, me qëllim që ky bashkëpunim të jetë sa më funksional dhe t’i shërbejë publikut, medias dhe policies”.

Ky seminar u zhvillua me mbështetjen e prezencës së OSBE-së, që nëpërmjet lektorëve, solli dhe eksperiencat e vëndeve europiane.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës