“Nuk duhet të ketë asjë lloj kompromisi për kultimin e bimëve narkotike. Do luftohet kjo dukuri dhe do të merren masa të forta, deri në konfiskimin e psaurive të përfituara nga ky fenomen’- nënvizoi Burgaj në një takim të zhvilluar sot paradite në drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.
Nga ana e tij kreu i komunës Lazarat Dashnor Aliko informoi se kishte nisur bisedimet me banorët e zonës për të mos kultivuar drogë, dhe kërkoi ndihmën e policisë. “Lazarati është problematik, nuk jemi krenar. Duam mbështetje për luftën e mëtejshme”- tha Aliko.
(sg/shqiptarja.com)