Burgaj-Wiltonit: Kamerat në kufirin 
grek po bllokojnë klandestinët

TIRANË - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, paraditen e sotme, priti në një takim kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton. Siç bën të ditur zyra e shtypit të Policisë së Shtetit, Burgaj i është shprehur Wilton-it, se "krimi sa po vjen e po sofistikohet, por me gjithë këtë shifrat e zbulueshmërisë vazhdojnë të jenë mbi 80%, gjë që dëshmon më së miri profesionalizmin e Policisë së Shtetit, si dhe teknologjinë e përparuar, të cilën tashmë ajo disponon, falë ndihmës dhe mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë", ka theksuar Burgaj.

Burgaj ka shtuar edhe faktin se, "logjistika e përparuar, që policia ka në dispozicion, po jep rezultate të larta, siç është dhe rasti i kamerave termike në kufi, falë të cilave në kufirin shqiptaro-grek po mundësohet bllokimi i tentativave për kalimin e emigrantëve të paligjshëm nga vendet e tjera drejt BE-së".


Ndërkohë Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, evidentoi faktin se policia tashmë është një prej institucioneve, të cilat funksionojnë e janë të ndërtuara mirë në Shqipëri dhe garantoi mbështetjen e OSBE-së për rritjen e mëtejshme të profesionalizimit të strukturave policore, duke u ndalur tek rëndësia e vazhdimësisë.

Wilton bëri prezent faktin se tashmë do të caktohet një këshilltar i ri për asistencën policore, i cili do të jetë një mbështetje dhe burim për Policinë e Shtetit, ndërkohë që në fund të muajit shtator do të realizohet një trajnim për diversitetin, i cili është një tjetër shembull i bashkëpunimit shumë të mirë ekzistues, ku krahas ekspertëve nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët janë përzgjedhur tashmë do të ketë dhe ekspertë nga vendet e rajonit, në mënyrë që trajnime të tilla të jenë një shkëmbim eksperience.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi