Burgjet në Itali, më të
populluarat nga 47 vende

ITALI - Burgjet në Itali janë më të populluara në 47 vendet e Evropës. Ajo zë vendin e tretë për nga mbipopullimi i burgjeve, pas Serbisë dhe Greqisë.

Sipas raportit të Këshillit të Evropës janë 147 të burgosur për çdo 100 krevate në burgjet italiane, në krahasim me mesataren evropiane prej 105 të burgosurish. Gjithashtu Italia ndodhet në vendin e tretë pas Ukrahinës dhe Turqisë edhe për numrin e të burgosërve në pritje të gjykimit të parë.

Në krahasim me Francën dhe Gjermaninë Italia ka më shumë roje burgu për të burgosur.

“Ndërsa një e treta e të burgosurve janë në rrezik të lartë për zhvillimin e sëmundjeve mendore.

Rreth 70 000 mijë të burgosur në burgjet italiane janë me sëmundje të ndryshme si depression, gjendje ankthi të rëndë dhe çrregullime personaliteti ku pjesa më emahde e tyre janë të predispozuar për të kryer vetëvrasje.
Edhe shpenzimet e ditës për një të burgosur janë më të larta se sa ajo e mesatares evropian, 117 euro nga 93 në vendet e tjera.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura