Jo çdo i arrestuar duhet të trajtohet me masën e sigurisë "arrest me burg" dhe prokurorët duhet të jenë aktiv duke kryer hetime kryesisht dhe jo të presin vetëm kallëzimet.
Është kjo kërkesa e kryeprokurorit Adriatik Llalla për vartësit e tij në të gjithë Shqipërinë, ku me anë të një qarkoreje i kërkon aplikimin e masave alternative të sigurisë për fazën e hetimeve.
Këshilltari për mediat i Prokurorit të Përgjithshëm Albi Serani ka bërë pulbik qarkoren ku sqaron se “Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka miratuar një Qarkore, në të cilën kërkohet nga prokurorët që të jenë të kujdesshëm në aplikimin e masave ekstreme të sigurisë."
Po ashtu, në qarkore, Prokurori i Përgjithshëm kërkon edhe rritjen e numrit të hetimeve kryesisht, me iniciativë të prokurorit, si edhe të shtohet numri i rasteve të gjykimit të drejtëpërdrejtë”.
Përse u iniciua kjo qarkore?
Shkak rezulton të jetë numri i lartë i personave në ambjentet e paraburgimit një shqetësim ky i përcjell në Prokurorinë e Përgjithshme dhe nga Ministria e Drejtësisë, ku për vitin 2015 të paraburgosurit kanë qenë 2962 shtetas në të gjithë vendin.
Në këtë apel drejtuar vartësve të tij Llalla ngre shqetësimin se hetimet e nisura kryesisht nga prokurorët janë në nivele të ulta çka sjell në pah mungesën e efiçencës së prokurorëve.
Kur agjensitë e ligjit kanë një numër të ulët kallëzimesh atëherë duhet që vetë prokurorët të hetojnë kryesisht-shprehet Llalla në kërkesën e tij.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë
Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga trupa e prokurorëve që të zbatojnë parimin e proporcionalitetit në kërkesat drejtuar gjykatës për aplikimin e masave të sigurisë “arrest në burg”,
Në përfundim të analizave vjetore, si edhe duke reflektuar shqetësimin e Ministrisë së Drejtësisë për mbipopullimin e ambjenteve të paraburgimit, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka miratuar një Qarkore, në të cilën kërkohet nga prokurorët që të jenë të kujdesshëm në aplikimin e masave ekstreme të sigurisë. Po ashtu, në qarkore, Prokurori i Përgjithshëm kërkon edhe rritjen e numrit të hetimeve kryesisht, me iniciativë të prokurorit, si edhe të shtohet numri i rasteve të gjykimit të drejtëpërdrejtë.
Numri i lartë i personave në ambjentet e paraburgimit vijon të krijojë një situatë shqetësuese, e cila i është përcjellë Prokurorisë edhe nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve rezulton se në sistemin e burgjeve, për periudhën Janar - Dhjetor 2015, janë trajtuar 2962 të paraburgosur.
Po ashtu, referuar statistikave të vitit 2015, Prokuroria e Përgjithshme konstaton se është e nevojshme rritja e numrit të hetimeve kryesisht. Në Qarkore theksohet se “.. Pavarësisht diskrecionit që ligji i njeh prokurorit, numri i rasteve të filluara kryesisht nga prokurorët është sërish i ulët”. Nisur nga numri i ulët i referimeve të dorëzuara në Prokurori nga agjencitë e tjera ligjzbatuese, Prokuroria e Përgjithshme kërkon rritjen e numrit të hetimeve, sidomos për çështjet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Gjithashtu, në Qarkore, Prokuroria e Përgjithshme kërkon impenjimin e trupës së prokurorëve për të aplikuar më shpesh gjykimin e drejtëpërdrejtë. Ky lloj gjykimi i posaçëm është i lidhur me situatat, ku nuk ka nevojë për hetime të tjera dhe fajësia e të pandehurit është e qartë që në aktet paraprake.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Kujdes masën "arrest me burg"">