Në komunikimin javor kryeministri Edi Rama sulmoi LSI për gjendjen e burgjeve në Shqipëri. Ai deklaroi se do të rimarrim në kontroll sistemin e burgjeve, ku deri më sot ka qenë pjesë e tepsisë.

“Do të luftojmë dhe do të rimarrim kontrollin mbi sistemin e burgjeve ku deri më sot ka bërë çka dashur politika e tepsisë” tha Rama.

Drejtoria e Burgjeve drejtohej në mandatin e parë nga LSI, ndërsa me emërimin e drejtorit të ri në mandatin e dytë u shkarkuan 8 drejtorë, ndërsa është paralajmëruar reformë edhe në personel. 

dy.b/shqiptarja.com