TIRANE - Burgjet shqiptare nuk kanë asnjë mundësi për të pritur të dënuar që ndodhen në shtete të tjera. Kjo është bërë e ditur për Shqiptarja.com, nga burime pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Burimet kanë treguar, se janë në dijeni të bisedimeve të saponisura mes dy ministrive të Drejtësisë, greke e shqiptare, për kthimin në vendin tonë të plot 500 të dënuarve për krimeve të rënda në Greqi.
Por, problem mbetjet gjetja e vendeve ku do të vuajnë dënimet e mbetura, nëse ata vijnë nga Greqia. Sipas të njëjtave burime, burgjet shqiptare nuk kanë vende të lira, madje janë të mbipopulluara nga të dënuarit për vepra penale në Shqipëri dhe nuk dihet se si do të veprohet me 500 të dënuarit shqiptarë që do të sillen nga Greqia.
Nisur nga këto kushte, variant më i mundshëm mbetet ai i ndërtimit të një burgu të ri nga Ministria e Drejtësisë greke në territorin tonë, i cili do të jetë dhe si dhuratë për Shqipërinë. Megjithatë, ende nuk janë përcaktuar kushtet e marrëveshjes, ndërsa bisedimet kanë nisur pak ditë më parë.
E gjendur në momentet më të errëta financiare, Greqia duket se ka menduar ta lehtësojë sadopak buxhetin e saj. Por, duket se nuk është vetëm kjo arsyeja. Që nga fillimi i këtij viti, kanë qenë shumë raste, të cilat shqiptarët kanë shkaktuar mjaft probleme në burgjet greke.
Njëri nga më të bujshmit, ishte rasti i Alket Rizanit, në burgun e sigurisë së lartë “Malandrinos”, i cili për 24 orë me radhë, mbajti peng 3 gardianë e dy të dënuar tjerë, duke i kërcënuar se do të hidhte burgun në erë, pasi në brez mbante 500 gramë tritol, nëse nuk lirohej nga burgu. Por, pas 24 orësh, “flluska” u shfry dhe Rizai u dorëzua.
Pas dy arratisjeve spektakolare dhe tentativës së para pak javëve, ai sërish kërcënoi, se i dënuar me burgim të përjetshëm, nuk kishte çfarë humbiste dhe në këto kushte, do të tentonte gjithmonë të largohej. Rizai, i dënuar me burgim të përjetshëm, që nga viti 2006, është arratisur dy herë, në mënyrë spektakolare me helikoper, nga burgjet greke dhe në të dyja rastet, ai është kapur pas disa kohësh në arrati.
Veç këtij rasti, shqiptarët në burgjet greke kanë sjellë gjithmonë problem. Më 23 mars, para afro një muaji, nga burgu u Trikallas u arratisen 10 të burgosur, mes të cilëve, 8 shqiptarë, të cilët më pas, gjatë një shkëmbimi zjarri, vranë një vajzë 25 vjeçe, ndërsa dy ditë më parë qëlluan një patrullë policie.
Kurse para pak ditësh, konkretisht më 16 prill, një grup shqiptarësh, që vuajnë dënimin në burgun e Grevenasë në Greqi, të cilët u lidhën edhe me telefon me televizionin A1 Report, kërcenuan se do të digjnin burgun, pasi gardianët dhe forcat special greke i dhunojnë në mënyrë barbare.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com