Burgosja e 5 vjeçares, PD: Rama
thellon skandalin, të nisin hetimet!

Burgosja e 5 vjeçares, PD: Rama<br />thellon skandalin, të nisin hetimet!
TIRANE - Partia Demokratike ka vijuar sot akuzat ndaj qeverisë, për rastin e denoncuar ditën e djeshme, për shoqërimin në policinë e Tiranës të një vajze 5 vjeçare së bashku me nënën e saj, për shkak se kësaj të fundit i ishte zbuluar lidhje e paligjshme e energjisë.

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një dalje për mediat i ka kërkuar Prokurorisë nisjen e hetimit lidhur me këtë rast. Sipas PD kjo është  një shkelje e Kushtetutës, Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Konventës Për të Drejtat e Fëmijëve, të Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit për Policinë e Shtetit.

Sipas Bardhit, në çdo vend tjetër, në një rast të ngjashëm do të ishin angazhuar të gjitha strukturat e shtetit për të marrë masa ndaj përgjegjësve, ndërsa në vendin tonë, qeveria dhe konkretisht kryeministri Rama vijon të sulmojë opozitën.

Në këtë drejtim, opozita i ka kërkuar Prokurorisë nisjen e hetimeve dhe dërgimin para ligjit të përgjegjësve, me qëliim siç tha Bardhi për t’i caktuar kufinjtë ligjorë bandës së Tahirit dhe Edi Ramës.

Më poshtë komunikata e plotë për shtyp e Këshilltarit ligjor të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi:
 
Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, dhe Edi Rama e kanë thelluar në mënyrë kriminale skandalin e mbajtjes në komisariat të vajzës 5 vjeçare për më shumë se 8 orë.
Në çdo vend demokratik, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm do të ishin alarmuar, do të ishin vënë në lëvizje për të marrë masa ndaj përgjegjësve. E vetmja gjë që bën Kryeministri Rama janë sulmet ndaj opozitës, e cila nxori në dritë këtë abuzim.

Kemi të bëjmë me një shkelje të shumfishtë të nenit 27 të Kushtetutës, të neneve 5 dhe 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të nenit 37 të Konventës Për të Drejtat e Fëmijëve, të Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit për Policinë e Shtetit, të çdo norme e tradite.

I heq lirinë në mënyrë të paligjshme një vajze 5 vjecare, e cila vuan edhe nga shëndetësore sipas dëshmisë së mamasë së saj, duke e shoqëruar dhe mbajtur në komisariat për orë të tëra, dhe pastaj del e gjuan Partinë Demokratike nga frëngjitë e tij, pse bën detyrën dhe denoncon këtë akt kriminal.

Partia Demokratike i kërkon sot Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Shtetit të urdhërojë arrestimin e menjëhershëm të porositësve dhe ekzekutorëve të këtij akti të rëndë kriminal, për heqjen abuzive të lirisë së një vajzë 5 vjece.

Derisa Edi Rama dhe Ministri i tij, nuk shfaqin asnjë shenjë pendese, asnjë shenje reflektimi, duke mos nxjerrë përgjegjësit e përgjegjësitë, ne i kërkojmë Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal ndaj policëve e shefave të tyre, ndaj gjithë segmentit që është përfshirë dhe kanë pasur dijeni për këtë vepër penale.

Kjo polici që nuk kursen as një vajzë 5 vjece, është e rrezikshme, nuk i shërben qytetarëve, është e shurdhër dhe e verbër, duke shërbyer politikisht Ministrin dhe Kryeministrin.

Ndaj ne inkurajojmë Prokurorinë të vihet në lëvizje sot për ti caktuar kufinjtë ligjorë bandës së Tahirit dhe Edi Ramës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur