Burgu 'ferr' i Zaharisë në Krujë mbyllet, të dënuarit me probleme të shëndetit mendor do të transferohen në Burgun e Shënkollit! Këtë vit nuk ka amnisti

Në ndryshim nga një vit më parë ku afro 180 persona mes tyre shumica gra, përfituan nga amnistia, për festat e fundvitit 2021 nuk do të ketë amnisti.

Këtë e bëri me dije ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një takim me gazetarët, ndërsa tha se nuk ka në plan të propozojë falje për të dënuarit.

Ndalur tek kushtet e këqija vënë në dukje dhe nga ndërkombëtarët për burgun e Zaharisë në Krujë, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme të shëndetit mendor, Manja deklaroi se brenda muajit nëntor ky burg do të mbyllet përfundimisht dhe personat që ndodhen aty do të kalojnë në godinën e burgut të Shënkollit.

Sipas ministrit Manja ligji detyron ministrinë e Shëndetësisë të kujdeset për këtë kategori të dënuarish ndërsa shumë shpejt një spital në republikën e Shqipërisë do të përshtatet për të zëvendësuar Zaharinë.

Ministri i Drejtësisë nuk e quan grevë, rezolutën e të dënuarve në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, por ankesë të disa të dënuarve të cilët kundërshtojnë zbatimin e ligjit të ri. Ky ligj tha Manja ndalon takimet me të afërmit duke lejuar vetëm ato me familjarët dhe i kushtëzon ata vetëm për 10 telefonata me numra të deklaruar më parë.

Pak ditë më parë Ministri Ulsi Manja prezantoi nisjen e vettingut në radhët e Noterëve Publik, ndërsa për hartën e re gjyqësore dhe kodin e ri penal që pritet të propozohet, Manja tha se do t’i bëhen me dije publikut brenda dhjetorit.

Manja në takimin me gazetarët

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:08
Ministri i Drejtësisë: Këtë vit nuk ka amnisti! Grevë në burgun e Peqinit, thjesht disa ankesa që po i analizojmë

1636103345_1548604673burguipeqinit2.jpeg

Në takimin me gazetarët Ministri i drejtësisë bërë me dije gjithashtu sot se nuk do të ketë amnisti. Gjithashtu ai ka cekur edhe revoltën e disa të burgosurve në Peqin, duke nënvizuar se  ajo nuk është grevë por thjesht disa ankesa që po analizohen.

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb