TIRANE - Përplasjet mes grupeve rivale në burgun e Shën Kollit janë aq të forta, saqë grupi i ekspertëve ët “Avokatit” ka kërkuar ndërhyrje urgjente për rishpërndarjen nëpër dhoma të të burgosurve. “Gjatë intervistave të zhvilluara nga Grupi i Punës me të dënuar, ka rezultuar se nuk kemi të bëjmë me kufizim të orarit të ajrimit nga ana e administratës së IEVP. Në këtë rast kemi të bëjmë me mos shfrytëzim të hapësirës kohore për të dalë në ajër të pastër nga një numër i konsiderueshëm i të dënuarve banues në këtë godinë.
Arsyeja e parashtruar nga këta të fundit qëndron në faktin se aktualisht në godinë banojnë dy grupe të dënuarish që kanë premisa për t’u konfrontuar fizikisht. Sigurisht që pjestarët e të dy grupeve në fjalë janë shprehur në mënyrë kategorike për të mos dalë në ajrim për shkak se ndihen të rrezikuar, ndërkohë që mundësia e përfshirjes në konfrontime të mundshme ka bërë të mos dalin në ajrim dhe të dënuar të tjerë.
Gjithashtu, gjëndja paraqitet aq e nderë sa është e limituar dhe lëvizja e të dënuarve në korridoret e godinës. Pa dashur në asnjë mënyrë të paragjykojmë arsyet, motivet apo shkaqet e konfliktit në vijim, nga ana e ekspertëve të Avokatit të Popullit është vërejtur mosrespektim i kritrereve që duhet të ketë në vëmendje administrata e një IEVP-je, gjatë ndarjes të të dënuarve në dhoma.
Në këtë konteskt, gjykohet se numri i godinave të IEVP Shën Koll, është mëse i mjaftueshëm për të bërë një shpërndarje sipas kritereve të parashikuara në Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve, ndërkohë që nga ana e Avokatit të Popullit krahasimisht me gjëndjen mjaft të rëndë të konstatuar në këtë drejtim, ndërhyrja për shpërndarjen e të dënuarve të caktuar në godina të tjera, konsiderohet urgjente”, - thuhet në raportine Avokatit të Popullit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com