Sistemit të burgjeve do i shtohet dhe një tjetër instititucion i vuajtjes së dënimit i cili do të ndërtohet pikërisht në këtë godinë në fshatin Pojske të Pogradecit. Sipas burimeve në këtë institucion me një kapacitet prej 110 të dënuarish mësohet se do të vuajnë dënimin të moshuarit nga mosha 60-80 vjec.
Ministrja e Shëndetësisë, Etilda Gjonaj, duke folur ne komisionin e Ligjeve deklaroi se godina përfundon në shtator të 2021-shit, ku do të zhvendosen të sëmurët kronike dhe të dënuarit mbi 60-vjeç.
Në sistemin e burgjeve grup-mosha ndërmjet 60 vjeç deri në 70 vjeç përbën rreth 3% të popullatës së burgjeve dhe grup-mosha ndërmjet 70 vjeç dhe 80 vjeç përbën rreth 0.5% të kësaj popullate.
Burgu i Posjkes bëhet i pari i këtij lloji në vendin tonë.