Burime farmaceutike u shprehën për Shqiptarja.com se ilaçet që shihen në fotografinë e shpërndarë nga policia e Tiranës janë ilaçe të llojit antidepresiv dhe jo për kancerin, të cilat blihen në farmaci në vendin fqinj. Të njëjtat burime u shprehën se shifra 10 mijë euro, e deklaruar nga policia e Tiranës, nuk korrespondon me vlerën e ilaçeve që duken në fotografi, vetëm nëse Policia ka të tjera ilaçe të cilat nuk i ka shfaqur për mediat.

Sjellja e ilaçeve me çanta, pohojnë të njëjtat burime, të blera nga farmacitë e vendeve fqinje, kryesisht Itali, është një fenomen shumë i përhapur për farmacitë shqiptare, të cilat më pas i shesin ato pa pullë, duke shmangur taksat.

■ RISPERDAL, ose risperidone, është medikament që shërben
për trajtimin e skizofrenisë dhe çrregullime psikike. Në dozën
e rekomanduar prej 4-6 mg në ditë, Risperdal pritet të kushtojë
më pak 3000 USD në vit për pacient.

■ EFFEXOR është një antidepresant dhe bën pjesë në grupin
e barnave që quhet serotonin selektive dhe norepinephrine
reuptake (SSNRIS). Effexor përdoret për të trajtuar çrregullim
të madh depresive, ankthin dhe çrregullimin si panikun.

■ AKINETON Ky medikament përdoret për të trajtuar sëmundjen e
Parkinsonit. Ky mjekim vepron në sistemin nervor dhe korigjon
çekuilibrimet kimike.

■ ABILIFY është një medikament antidepresant. Ai përdoret
edhe për trajtimin e skizofrenisë, çrregullim bipolar dhe
depresionit.

■ ZYPREXA është një ilaç që përdoret për trajtimin e
skizofrenisë. Zyprexa në formë të përgjithshme njihet si
olanzapine dhe mund të merret me gojë ose me injeksion.

■ LEPONEX është një medikament që përdoret për trajtimin
e personave qe vuajnë nga problemet e rënda skizofrenike

(sg/Shqiptarja.com)