Mero Baze: 'Burimet' e SPAK, që rrezikojnë të helmojnë vet SPAK

Mero Baze: 'Burimet' e SPAK, që rrezikojnë të helmojnë vet SPAK

SPAK

Spekulimi me videon personale të një vajze dhe identifikimi I saj si një “e dashur kriminelësh”, që është zbuluare nga telefonat e sekuestruar të SPAK, është një fenomen I shëmtuar, I cili godet dhe jetën private një vajze nga një anë dhe autoritetin e SPAK nga ana tjetër. 

Pikësëpari kultura e shantazhit publik me video erotike në Shqipëri, po merr përmasa të papërgjegjshme, dhe legjislacioni shqiptar në këtë pikë është ende i paplotësuar, pasi është një fenomen I ri I botës digjitale. Kemi dhjetëra raste që çojnë në vetëvrasje dhe presione psikologjike mbi adoleshente por dhe gra e vajza të rritura të cilave u shfrytëzohen momente intime për ti skllavëruar ose shantazhuar.

Legjislacioni ynë duhet të jetë I rreptë dhe shumë pro aktivë në favor të viktimave në këtë rast, duke bërë shembuj me dënime maksimale për shantazhuesit. Shantazhi me videot personale, në kushtet e një shoqërie ende të frustruar nga ekspozimi I jetës personale siç është Shqipëria, është gati si shantazh për dënim me vdekje. Dhe duhet dënuar si I tillë. Dhe këtu duhet të dënohen dhe ata që e shpërndajnë por dhe mediat e regjistruara që e transmetojnë pa censurë dhe zbulojnë identitete. 

Rasti I fundit ku përflitet një moderatore me emër, është dhe më skandaloz, pasi jo vetëm që sulmohet jeta personal e dikujt, por kjo I faturohet dhe SPAK.  Në këtë rast SPAK ka bërë kujdes përmes gazetarëve që bashkëpunojnë me të, të hedh poshtë mundësinë që ajo video u përket provave të tyre dhe kjo duket qart. Mund të jemi para një rasti për të zhvlerësuar dhe autoritetin e SPAK. Por ama SPAK nga ana tjetër duhet të bëj diferencën me traditën e  shëmtuar të dekonspirimit të dosjeve nga prokuroria shqiptare. 

Një numër I caktuar lajmëtarësh dosjesh që shfaqen në ekrane, me informacione të pjesshme, me çerek të vërteta dhe aludime, që u referohen “burimeve të tyre në SPAK”, janë një luftë e përditshme kundër autoritetit të SPAK. Dhe këta të dytët janë në shumicë nga radhët e atyre që i dolën zot SPAK dhe mirë bënë, në këtë rast të shëmtuar.  Ne natyrisht e kemi humbur shpresën nga prokuroria jonë e cila sapo merr dosjet I nxjerr një herë çfarë do në shtyp, me burime private gazetarësh, dhe pastaj vazhdon hetimet.  Por të shpresojmë që SPAK, nuk do ta lejojë këtë praktikë. 

Ndërsa në rastin konkret duket se jemi para një spekulimi, ka dhjetëra raste të tjera dosjesh që janë nën hetim, që media u referohet burimeve nga SPAK madje dhe luftrave të brendshme në SPAK për dosje të caktuara. 
Kjo është po ashtu një shëmti. SPAK ashtu si çdo prokurori, ka një ligj për dekonspirimin e hetimeve dhe mund ta vërë atë në zbatim, sa herë dikush I referohet “burimeve të mija” nga SPAK, apo prokuroria, qoftë ky gazetar politikan apo qytetar I thjeshtë. 

Nuk kanë se si dosjet dhe informacionet e tyre të rrjedhin në burime private në shtyp. Nëse do SPAK apo prokuroria e zakonshme, I publikon vet ato.  Ndaj po aq e dëmshme sa kjo ngjarja e fundit me këtë vajzën, që e denigruan duke ju referuar SPAK, është dhe fenomeni I atyre që dalin në ekrane me burme private nga SPAK për çfarëdo gjë që ndodh në vend. Aq sa duket shpesh sikur prokurorët, para se të fillojnë hetimin e dosjes e raportojnë një herë atë në media pastaj fillojnë punë.  

Që të na provojnë se nuk e bëjnë këtë, është mirë që të ketë herë pas herë padi dhe ndaj atyre që flasin me burimet e tyre nga SPAK. Kështu SPAK do të bëj diferencën me drejtësinë e deri tanishme, e cila e teston një herë gjahun duke ua hedhur turmave, pastaj fillon hetimin, dhe në varësi të kafshimeve popullore vendos dhe dënimin dhe gjobën. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ishin bllokuar mes borës në malin e Korabit, ushtria shpëton 3 banorë bashkë me tufën e kuajve (VIDEO)

Ishin bllokuar mes borës në malin e Korabit, ushtria shpëton 3 banorë bashkë me tufën e kuajve (VIDEO)