Ambulanca e dëmtuar nga bombardimet izraelite në Gaza
Burimet egjiptiane raportojnë se Izraeli ka bllokuar hyrjen e 58 ambulancave, të ardhura nga vende të ndryshme të botës, në Rripin e Gazës, ku vetëm 18 prej tyre do të kishin hyrë nga kalimi Al-Awja, në qendër të Sinait.
Ndërsa 11 të tjera kanë pritur për dy ditë. Kështu deklaroi për median italiane ANSA Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Sinait të Veriut, Khaled Zayed, tha për ANSA .
"Vetëm 18 autoambulanca kanë hyrë që nga mëngjesi i sotëm ndërsa 11 të tjera presin prej dy ditësh për të ndihmuar transportimin e të plagosurve në pjesën egjiptiane të kalimit. Për këtë arsye numri i të plagosurve që hyjnë është minimal", tha Khaled.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi liron edhe 12 pengje të tjera! Ankesa e Forcave izraelite: Armëpushimi është shkelur në Gazën Veriore









