Burimi i Sinecit, Gjykata e Beratit vendos në favor të banorëve: Çështja nuk pushohet, zgjaten afatet e hetimit

Gjykata e Beratit ka vendosur sot të mos pushojë çështjen për “aferen korruptive të burimit të Sinecit”. Kallëzimi është bërë nga banorët e Lumasit, ndërsa gjyqtarja Ardiola Çela ka kërkuar thellimin e hetimeve nga prokurorja Denisa Perdja e më pas delegimin e çështjes në SPAK.

Avokati Arben Llangozi që përfaqëson banorët në këtë proces ka deklaruar se "Kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari është vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat si person nën hetim për aferën e burimit të Sinecit dhe pritet së shpejti të përfundojë në Prokurinë e Posaçme”.  

Projekti i bashkisë Kuçovë për të ndërtuar një ujësjellës në burimin e Sinecit është kundërshtuar prej 4 vitesh nga banorët të cilët kanë protestuar disa herë. Projekti kap vlerën e 354 milion lekëve dhe firma zbatues është  “Salillari shpk”. Për banorët, ujësjellësi shkatërron bujqësinë, pasi uji që përdorin për vaditje do futej në tuba. Zbatimi i projektit për ujësjellësin është i padobishëm dhe dëmton perspektivën turistike, pasi burimi dhe kanioni i Sinecit janë zonë e mbrojtur.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Terapisti Ermal Azisllari: “Prindërit duhet të jenë mirë vetë  psikologjikisht së pari, e më pas të kujdesen për fëmijët”

Terapisti Ermal Azisllari: “Prindërit duhet të jenë mirë vetë  psikologjikisht së pari, e më pas të kujdesen për fëmijët”