Buron Kaceli me ekspozitë në GAT! Nga ‘Biznesmeni’ tek ‘Dashuritë e Presidentit’, shfaqjet në Tiranë! ‘Pranverë me kangë’ në Shkodër!

1.     Çelet sot në orën 18.00 në Galerinë e Arteve Tiranë ekspozita personale e artistit Buron Kaceli “Si ishim, si jemi, si ndihemi”, që sjell përmes pikturës nga transformimi i qyteteve tek ndryshimi psiko-social i njerëzve. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 5 maj.

2.     Vijon këtë mbrëmje në orën 20.00 në skenën e Teatrit Eksperimental shfaqja “Dashuritë e Presidentit” e Miro Gavran,  me regji të Andi Begollit dhe me pjesëmarrjen e aktores Luiza Xhuvani.

3.     Dashuria, familja dhe interesat financiare gërshetohen në dramën "Para Perëndimit" të nobelistit Gerhart Hauptman. Andia Xhunga dhe Indrit Çobani e propozojnë pjesën çdo mbrëmje deri të dielën në orën 19.00 në teatrin "Metropol" në Tiranë.

4.       Romancë dhe tragjedi, kryevepra e Giaçomo Puçinit “La Boheme” vijon sot në orën 19.00 në skenën e Operas, me Eva Golemin dhe Klodian Kaçanin në rolin e Mimisë dhe Rodolfos. Opera vjen me regji të Ada Gurras dhe performojnë solistët, kori i të rriturve dhe fëmijëve si dhe Orkestra Simfonike e Teatrit.

5.     Një lojë, që depërton në skutat më të errëta të ndërgjegjes njerëzore, Gëzim Kame si regjisor e Viktor Zhusti si dramaturg e aktor, i bëjnë “gjyqin” “Biznesmenit” në Teatrin Kombëtar. Shfaqja vijon të mbahet nga sot deri të dielën në orën 19.00.

6.     123 vepra si “Ëndrra brenda ëndrrës” të sjella nga  Amerika” nga artisti Nazmi Hoxha ekspozohen në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 10 maj.

7.     Festivali i Teatrit, i mbajtur në kuadër të Pranverës Frakofone vijon sot në orën 17.00 në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve, me nxënës që flasin gjuhën frënge.

8.     Mbahet sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër festivali “Pranverë me kangë 2024” nën udhëheqjen artistike të Ilir Zogës. 

9.     Qendra për Hapje dhe Dialog, me rastin e nismës ‘Kinemaja në rajone’ shfaq sot në orën 18.00 në kinemanë e qytetit në Përmet filmin “Një jetë me ty” me regji të Erion Kames.

10.    Artistja nga Kosova Arta Rushiti çel sot në orën 18.00 në galerinë “ODA” në Shkodër ekspozitën e saj personale.

11.   Gent Hazizi, Bes Mustafaj, Renata Caci dhe Arlinda Reçi mbajnë sot në orën 20.00 në qendrën e artit “Agimi” “Stand up – Comedy Bar”.  

12. Çelet sot në orën 19.00 në galerinë “Kalo”  në Tiranë ekspozita “Në kërkim të shenjave orientale në trashëgimi”

SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

‘Paketa e Maleve’, Rama nga Thethi: Mbështetje e re për investitorët vendas që duan të investojnë në tokën e të parëve

‘Paketa e Maleve’, Rama nga Thethi: Mbështetje e re për investitorët vendas që duan të investojnë në tokën e të parëve