Në një studim të bërë në 4350 gra dhe burra, u vu re se dy të tretat e këtyre të fundit nuk ishin konsultuar me mjekun asnjëherë vitin e fundit dhe një e treta e tyre nuk kishte një mjek familjeje.
Ndërsa një në 5 gra nuk kishte aspak kontakt me mjekun specialist. Jo vetëm që burrat nuk kryejnë vizita të rregullta mjekësore, por një e katërta e tyre u shprehën që nuk kishin ndërmend ta bënin një gjë të tillë për aq kohë sa nuk i shqetësonte asgjë. Por, si mund të ndodhë një gjë aktivitet të rregullt fizik ) nuk e kanë zakonisht të domosdoshme të kryejnë një ekzaminim fizik vjetor te mjeku i tyre. Por duke u ballafaquar me realitetin: ky standart i tyre qëndron shumë larg. Të caktosh një vizitë vjetore në fund të fundit nuk është edhe aq keq. Shiheni pozitivisht. Do të keni mundësi të ndërtoni një raport me mjekun tuaj ose të diskutoni tema në lidhje me shëndetin personal duke hartuar plane për parandalimin e sëmundjeve që mund të jeni i predispozuar të zhvilloni.
Ja se si shprehet një mjek i përgjithshëm:
‘’Ka një traditë të gjatë e cila imponon meshkujt të mos shkojnë të kryejnë kontrollet rutinore aq shpesh sesa femrat. Një burrë duhet të konsultohet menjëherë me mjekun e tij nëse ndjen ndonjë fryrje, ndryshim të përmasave apo dhimbje në testikujt e tij. Këto janë shenja të një tumori të mundshëm, por gjithsesi, ekzaminime të tjera duhet të konfirmojnë diagnozën. Një nga mënyrat më të mira për të kapur në kohë këtë lloj kanceri është duke bërë vetë ekzaminimin e testikujve të paktën një herë në muaj, në dush. Në rast se vini re diçka të pazakontë, caktoni një takim urgjent me mjekun tuaj.

Kontrollet mjekësore modulohen sipas gjinisë
Kontrollet rutinore të burrave zgjasin rreth 45 minuta dhe përfshijnë ekzaminimin fizik dhe një diskutim me mjekun. Pacienti mund të pyesë në lidhje më çështje të zakonshme mjekësore duke filluar që nga arsyet e impotencës, efektet e duhanit apo informacion të përgjithshëm për sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

(Shkrimin e plotë më këshillat e mjekëve e gjeni në numrin e sotëm të suplementit Almedicus, i cili shoqëron cdo të enjte gazetën Shqiptarja.com)

(aq/shqiptarja.com)