Paraqtja e jashtme zë një vend të rëndësishëm në pamjen e çdo personi.

E kush nuk do të donte të pëlqehej për mënyrën se si vishet.

Dikush mund të thotë që veshja nuk do të bëjë mbret, por nga ana tjetër ka raste kur një veshje jo e përshtatshme ju bën të humbisni shumë pikë.

Kështu gjithnjë e më shpesh xhaketa dhe kravata bëjnë diferencën.

Kjo gjë nuk është më sekret, e veshura mirë, mbi të gjitha me hijeshi dhe shije është një armë thelbësore për të goditur dhe për të tërhequr.

Gjithmonë e më shpesh femrat pyesin:-“ Si ishte veshur?”, duke e analizuar nga koka deri te këmbët, jo vetëm mikeshat dhe të njohurit por edhe personat e seksit të kundërt.

Këtë e konfirmon edhe një kërkim i bërë nga një website i quajtur OkCupid, i cili ndihmon persona të ndryshëm për të gjetur shpirtin e tyre binjak në bashkëpunim me Arden Reed, i cili shpjegon se si regajonë femrat ndaj veshjeve të meshkujve.

Gjatë sondazheve të bëra janë krijuar dhjetë profile fallso duke përdorur variante të ndryshëm.

Fotoja e të njëjtit mashkull, veshur në njërën prej tyre elegant dhe në tjetrën “casual”, ka marë më shumë klikime në rastin kur mashkulli shfaqej i veshur me xhaketë dhe kravatë sesa kur ishte i thjeshtë.  

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)