LONDER- Burrat të cilët konsumojnë shumë çaj në ditë kanë më shumë predispozita për tu zhvilluar kanceri i prostatit, paralajmërojnë studiuesit, shkruan sot në faqen online britanikja Daily mail.
Shkencëtarët e universitetit të Glasgow, në Skoci kanë marrë në studim më shumë se 6000 burra, për një periudhë mbi 40 vjeçare. Ata kanë zbuluar se personat të cilët pijnë 7 ose më shumë filxhana çaj në ditë kanë një rrezik 50% më të lartë të kontaminimit nga kjo sëmundje se një burrë që pi 3 ose më pak filxhanë me çaj.
Rezultatet e këtij studimi janë krejtësisht të kundërta me studimet e mëparshme që sugjeronin pirjen sa më shumë të çajrave për të ulur rrezikun e kancerit, jo vetëm, por dhe të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe Parkinsonit.
Studimi i drejtuar nga Dr Kashif Shafique nisi në 1970 dhe nga 6016 personat e marrë në vëzhgim 6.4 % e tyre u ishte zhvilluar kanceri në prostate.
Pjesëmarrësve në studim u ishte kërkuar që të plotësonin një pyetësor në lidhje me sasinë e konsumimit të cajrave, kafes, alkoolit dhe cigareve, si dhe duhej ti nënshtrohesin disa ekzamimineve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com