BURREL- Dy të mitur kanë vjedhur një xhami në qytetin e Burrelit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku dy të miturit gjatë natës janë futur në objektin e kultit duke thyer xhamat dhe kanë vjedhur një kasafortë me para.
“Si rezultat i vlerësimit të rastit dhe veprimeve të mirëkoordinuara, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i dy shtetasve të mitur 12-vjeçar, autorët e dyshuar të vjedhjes. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë orëve të natës kanë vjedhur me thyerje objektin e kultit dhe kanë marrë kasafortën metalike e cila brenda saj kishte një shumë të konsiderueshme parash”, njofton policia.
Policia i ka identifikuar dy të miturit, të cilët janë vënë në hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës së tyre. Paratë e vjedhura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.