Në Qafën e Burrelit prej 48 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit.
Në momentin e çarjes së rezervuarit mësohet se 29 vjeçari ka qenë duke punuar në anën e poshtme. Vërshimi i ujit dhe materiali rërë që ishte grumbulluar nga përpunimi i kromit e ka marrë para dhe ende nuk dihet fati i tij.
Që prej së shtunës në terren janë grupe të kërkim-shpëtimit nga AKSEM, forcat e Armatosura, policia e shtetit, banorë të zonës e familjarë të 29 vjeçarit. Këta të fundit kanë bërë apel që të shtohen forcat e kërkimit në terrenin malor.
Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe materialit që është shembur nuk është gjetur asnjë gjurmë e 29 vjeçarit, por vetëm disa pjesë të mjetit tip eskavator.
Ndërkohë policia arrestoi një ditë më parë drejtuesin teknik të shoqërisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, Ademir Lala.










Komente
Komento