BURREL- Një furgon ka përplasur një makinë në Luginën e Matit, në segmentin Burrel-Klos, në vendin e quajtur Ura e Shulbatrës, ku 4 persona të një familje kanë ngelur të plagosur.
Sipas informacioneve policore, dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë gjendja e dehur e shoferit të furgonit, që e drejtonte mjetin në krah të kundërt të rrugës.
Burime pranë Komisariatit të Matit, thanë se një furgon i drejtuar nga Rifat Nurja, me targë MT 2103 A është përplasur me një makinë tip 'Suzuki', me targa greke KPE 8978 e drejtuar nga shtetasi Fiqiri Elezi, banor i Komunës Gurrë.
Si pasojë e përplasjes, 4 persona janë që ndodheshin në makinë kanë pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Shoferë të kësaj linje u kanë ardhur në ndihmë katër prestarëve të familjes Elezi duke i dërguar menjëherë në spitalin “Xhavit Mara” të Burrelit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Më rëndë paraqitet babai i Fiqiri Elezit, pasi kishte dëmtime në kokë”,- thanë efektivët të policisë që mbërritën në vendin e ngjarjes.
Policia njoftoi se kanë nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit rrugor.
Mendohet se shoferi i furgonit ka qenë në gjendje të dehur dhe në momentin e aksidentit kishte dalë në kahun e kundërt të lëvizjes.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com