BURREL- Tre celularë dhe një karikues që po futeshin fshehur në burgun e Burrelit janë sekuestruar sot në burgun e Burrelit.
 
Sendet po futeshin brenda në burg të fshehura në plazmën e një televizori që po hynte në institucion.
 
Prania e celularëve në televizor u konstatua nga Komisioni i Hyrjes së Sendeve Personale të të dënuarve.
 
Nga hetimet paraprake të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve konfirmohet, se personi përgjegjës është identifikuar dhe arrestuar me një urdhër nga Prokuroria e Rrethit Burrel dhe tashmë gjendet në Komisariatin e Policisë së këtij qyteti.
 
Ai është shtetasi Shkëlqim Dedja, shitës i një njësie tregtare private në qytet.
 
Aktualisht, janë duke vijuar hetimet për të nxjerrë konkluzionet mbi këtë ngjarje.
 
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaron se “do të vijojnë kontrollet për të parandaluar çdo tentativë për hyrjen e sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së vendimeve penale”.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)