Policia bën të ditur se automjeti është në pronësi të F.B rreth 50 vjeç, banues në Burrel. Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje dhe identifikimin e personave përgjegjës.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Rreth orës 21.00, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë njoftim se në hyrje të qytetit të Burrelit, pranë një mjeti është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se në oborrin pranë një mobilerie, ka qenë i parkuar një automjet tip "Land Rover", ku pranë këtij automjeti dyshohet është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke u dëmtuar pjesërisht.
Automjeti është në pronësi të shtetasit F.B, rreth 50 vjeç, banues në Burrel.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com





