BURREL-Një fëmijë 10-vjeç është aksidentuar mëngjesin e sotëm nga një furgon. E mitura me inicialet E.M. 10-vjeçe teksa po ikte për në shkollë është përplasur nga një furgon. Sipas policisë, vajza ka marrë dëmtime të lehta në trup, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i furgonit me targa AA 114 MC, Besim Milloshi 57 vjeç është arrestuar nga policia pas aksidentit. Ndërkohë që vijojnë hetimet për aksidentin, materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal
Komento