Burrel, qëlloi me gurë makinën
e Berishës, mbahet ende në burg

Burrel, qëlloi me gurë makinën<br />e Berishës, mbahet ende në burg
BURREL-   Po mbahet ende në komisariatin e Burrelit personi, që qëlloi sot paradite (rreth orës 12:20) me gurë makinën e kryeministrit Berisha gjatë vizitës së këtij të fundit në këtë qytet. Që prej çastit të arrestimit, bëhen rreth 6 orë në paraburgim për autorin, 52-vjeçarin Petrit Hoxha.

Edhe pse u tha që Hoxha e qëlloi makinën me lule, korrespondenti ynë informoi në orën 18:30 se policia vazhdon të mbajë ende të mbyllur në qeli. Sipas policisë, Petrit Hoxha nuk është liruar, pasi është akoma në efektin e pijes. Por dyshohet se Hoxha po mbahet i izoluar për shkak se është keqtrajtuar nga policia.

Ka qenë vetë policia e Burrelit, e cila ka konfirmuar incidentin me makinën e kryeminisitrit në qendër të qytetit të Burrelit, por me një fakt ndryshe: Makina nuk është qëlluar me gurë, por me lule.

Pak minuta pas bërjes publike të lajmit në media (ora 12: 20) policia e Burrelit tha se "Petrit Hoxha qëlloi me lule makinën e Kryeministrit dhe personi ishte shoqëruar në komisariat"

Incidenti ndodhi mesditën e sotme rreth orës 12:00 në kryqëzimin e Barhamit në qendër të qytetit të Burrelit. Incidenti u konfirmua nga A1 Report nga Garda e Republikës.

Autori është vëllai i ish-drejtoreshës së spitalit në Burrel, dhe dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i thanë A1 Report se makina është qëlluar me gurë dhe Petrit Hoxha 52 vjeç është keqtrajtuar nga truprojat e kryeministrit të cilët kanë menduar se mund të ishin gurë.

(sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim