Burrel, qëlloi me gurë makinën e
Berishës, prej 24 orësh në qeli

Burrel, qëlloi me gurë makinën e<br />Berishës, prej 24 orësh në qeli
BURREL- Vazhdon të mbahet në burg Petrit Hoxha, i cili qëlloi me gur makinën e Berishës paraditen e djeshme. Edhe pse kanë kaluar 24 orë 52 vjeçari ende nuk është liruar, ndërkohë që sipas policisë Hoxha kishte qëlluar me lule e jo gurë makinën e kryeministrit. Dje policia deklaroi se Hoxha ishte në efektin e alkoolit
 
CFARE NDODHI DJE

Nuk ka shkuar siç ishte parashikuar takimi i Berishes me banorët e qytetit të Burrelit, që gjithnjë e ka cilësuar si bastion i PD. Ish-metalurgu 52 vjeçar Petrit Hoxha, i papunë për vite e kanë lëshuar nervat, teksa ka qëlluar me gurë makinën e kryeministrit Berisha, pikërisht në momentin kur kishte përfunduar mitingun prezantues të kandidatëve për deputetë në këtë qytet dhe po largohej.  Incidenti ndodhi mesditën e djeshme, rreth orës 11:45 minuta në kryqëzimin e Barhamit në qendër të qytetit të Burrelit, u konfirmua dhe nga nga Garda e Republikës e policia e qytetit verior.
 
Autori është vëllai i ish-drejtoreshës së spitalit në Burrel, dhe dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i thanë se makina është qëlluar me gurë, ndërsa Petrit Hoxha është keqtrajtuar nga truprojat e kryeministrit.
 
Mësohet se ai është lënduar rëndë, pavarësisht se policia por dhe familjarët, motra dhe vëllai i tij që gjendeshin në dyert e komisariatit nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për mediat. Të afërm të Hoxhës thonë se nuk është lënduar në komisariat, por lëndimi ka filluar dhe mbaruar jashtë dyerve të tij kur forcat e sigurisë që shoqëronin Berishën e kanë keqtrajtuar rëndë.
 
Dhe s’kanë qënë pak pasi sipas bilancit të lokaleve përreth ku gardistë e forca sigurisë kanë konsumuar qofte dhe pilaf, kanë qënë më shumë se 230 të tillë. Edhe pse nga komisariati i qytetit të Burrelit u tha që Hoxha e qëlloi makinën me lule, mësohet se policia vazhdon të mbajë ende të mbyllur në qeli deri në orët e vona të mbrëmjes. Sipas policisë, Hoxha nuk është liruar, pasi është akoma në efektin e pijes. Por dyshohet se ai po mbahet i izoluar për shkak se është keqtrajtuar nga policia. Ka qenë vetë policia e Burrelit që ka konfirmuar incidentin me makinën e kryeminisitrit në qendër të qytetit të Burrelit por me një fakt ndryshe: “Makina nuk është qëlluar me gurë, por me lule”. Po, mund të keqtrajtohet njeriu se hedh lule.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim